Greva e naftëtarëve/PAA: Rama të gjejë kush nga qeveria e tij i ndihmoi oligarkët që vodhën 8 milion euro

E mërkurë, 21 October 2020 16:38

 

Partia Agrare Ambientaliste, ka reaguar për greavën e naftëtarëve dhe thotë se kryeministri Edi Rama, duhet të gjejë se kush nga qeveria e tij i ndihmoi oligarkët që vodhën 8 milion euro paga dhe sigurime shoqërore të naftëtarëve. Sipas PAA-së, grevat ndërpriten kur arrihet një marrëveshje. ”E vërteta vonon por del. Por kjo vonesë e përgjegjësisë ligjore po vret disa qindra familje të naftëtarëve dhe jo vetëm të tyre. Kudo në botë protestohet për të drejtat e tyre. Greva është një e drejtë demokratike në vendet europiane, ndërsa në Shqipërinë e Ramës së qeverisur si një republikë banane, greva quhet presion. Kryeministri i urren sindikatat dhe protestat, kjo tregon pashpirtësinë e tij dhe fytyrën e vërtetë anti-sociale, arrogante dhe përҫmuese”,-thuhet në deklaratën për shtyp.

Deklarata e plotë

 

Vetëm dështakët dhe neo-diktatorët i urrejnë sindikatat, grevat dhe protestat, të cilat në vendet demokratike janë pjesë të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe kundër të korruptuarve dhe oligarkëve. Si ka mundësi që për disa vite naftëtarët janë përdorur si skllevër të pronarëve jo sipërfaqësorë të rafinerisë.

Kryeminstri nuk duhet të fshehë më se kush abuzoi me pagat dhe sigurimet shoqërore të naftëtarëve. Kush nuk ka bërë detyrën shtetërore për ndaljen e mos-pagimit të sigurimeve shoqërore dhe taksave? Edhe një individ gjobitet kur nuk paguan sigurimet shoqërore në datën e caktuar, këta hajdutë me pushtet kush i toleroi për disa vite me radhë?

Përgjegjësia e institucioneve shtetërore ka emra konkretë dhe përgjegjësi ligjore konkrete të shpërdorimit të detyrës me veprim ose mos-veprim. Kush ka ushtruar presion ndaj punonjësve të tatimeve dhe sigurimeve shoqërore që të “toleronin” mos-pagimin e detyrimeve ndaj naftëtarëve?

Ja pse naftëtarët nuk duhet të presin mëshirën e Kryeministrit. Kryeminsitri nuk duhet të vazhdojë të fshehë dhe mbrojë hajdutët e vërtetë të djersës dhe gjakut të naftëtarëve. E vërteta vonon por del. Por kjo vonesë e përgjegjësisë ligjore po vret disa qindra familje të naftëtarëve dhe jo vetëm të tyre.

Kudo në botë protestohet për të drejtat e tyre. Greva është një e drejtë demokratike në vendet europiane, ndërsa në Shqipërinë e Ramës së qeverisur si një republikë banane, greva quhet presion. Kryeministri i urren sindikatat dhe protestat, kjo tregon pashpirtësinë e tij dhe fytyrën e vërtetë anti-sociale, arrogante dhe përҫmuese.

Naftëtarët janë në të drejtën e tyre të plotë sepse e drejta e tyre është korrekte në një shtet ligjor, ku mashtrimet e kompanive me mos-pagimin e pagave dhe sigurimeve shoqërore dhe parandalimin e abuzimit të tyre me punonjësit e bën shteti. Kjo është detyrë funksionale e tij.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...