Berisha:Etilda,si Nexhmija në Kongres!

E Enjte, 22 October 2020 11:01


Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi akuzon qeverinë dhe ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj se janë ata shkaktarët e situatës kaotike nëpër burgje. Si përgjigje ndaj ministres në interpelancë, deputeti thotë se në sistemin e burgjeve janë bërë shumë tendera abuzive dhe emërime nepotike.


Teksa tha se “ministrja foli si Nexhmija në kongres”, Maliqi solli edhe disa raste konkrete të abuzimeve.

“Ministrja foli si Nexhmiaj në kongres, na tregoi statistikat e nxjerra nga zyrat e rilindjes. Interpelanca nuk është për ato që ke bërë, por për ato që nuk ke bërë.

Interpelancat kanë të bëjnë pas ikjes time, pas punës që kisha me dy drejtorët, Arben Cukon dhe Stefan Cipën.

Marrim rastin e burgjeve, grevën e urisë. Mes të tjerave kishin kërkesa për ushqim dhe drejtorin. Dua t’ju them, për ushqimet janë bërë disa tendera të parat janë bërë nip e daje, që pas akuzave të mia i hoqn dhe i cuan këshilltar pranë kryeministrit, sekretarin e përgjithshëm të ministrit të Brendshëm. Tender 347 mln për bukën për të burgosurit. E njëjta firmë e fiton tenderin tjetër 250 mln për djathë e qumësht. Një firmë që u dënuan me burg ish drejtori dhe nën drejtori i burgjeve. Kjo firmë këtë tender ja kalon djalit të tij.

Tender tjetër 600 e ca mln lekë, për ilaçe për nevoja emergjente, nga një firmë me një prokurim skandaloz ku kishte venë edhe një restorant. Kjo firmë ca nuk ka marrë…dhe shumë tendera të tjera. Po marrim tenderin e vezëve, nga 14 lekë që është në treg në 21 lekë. Pa llogaritur tenderat dhe kontratat e tjera abuzive me telefonitë fikse.

Çfarë ndodh te burgjet zonja ministre? Sepse më kanë thënë që edhe kur keni vajtur për ta takuar drejtorin e përgjithshëm ju ka thënë sekretarja e tij që: Më fal por është duke folur me kryeministrin. Këta janë drejtora që kanë lidhje me oligarkët dhe kryeministrin.

Ta thashë këtë që drejtori i përgjithshëm i burgjeve nuk të pyet farë. Mbi 250 janë komandimet në sistemin e burgjeve. Që nga nëndrejtori i përgjithshëm, që nga shefi i personelit, që e hoqën mikun e Qefalisë dhe të Majkos. Pra hoqi disa drejtorë të tjerë, me qëllim për ta pasur nën kontroll sistemin e burgjeve, madje të bëjë edhe sfilitë mode. Apo doni ndonjë foto t’ua publikoj këtu. Këto janë skandalet. Jo sfilite mode, por janë edhe dy police në Korçe që i kanë vajtur në zyrë këtij drejtori barkderr. E kanë denoncuar për abuzime seksuale. Ky i çon në detyra të vështira policet”, tha në Kuvend Maliqi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...