“Oreks i qeverisë për huamarrje të mëdha”, eksperti: Borxhi publik mund të shkojë në 100%

E Enjte, 22 October 2020 17:24

 

Në një intervistë për Ora News, eksperti i ekonomisë Selami Xhepa ka komentuar ecurinë financiare në vend dhe atë çfarë pritet për vitin e ardhshëm.

Sipas tij, të ardhurat për vitin e ardhshëm priten të jenë sa ato të vitit 2018, ndërsa borxhi publik mund të arrijë deri në nivelet 100% të PBB.

 

Selami Xhepa: Borxhi publik në vitin 2021 pritet të kalojë shifrën e 90% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe ndoshta mund të shkojë drejt 100%-it, në varësi edhe të zhvillimeve të këtij viti dhe pasiguritë që kemi ende për vitin e ardhshëm.

Nga kjo pikëpamje unë shoh rreziqe të shtuara, rreziqe që për mendimin tim janë shumë serioze dhe duhen mbajtur mirë në konsideratë nëse tregu do ta percepetojë, do ta pranojë këtë oreks të qeverisë për huamarrje të madhe, në nivele të larta në kushtet e një qeverisjeje dhe një vendi me financa publike të dobëta për nivelin shumë të ulët të të ardhurave buxhetore.

Pra, vende që përgjithësisht ka norma të larta të borxhit publik janë vende që një ekonomi shumë[ të shëndetëshme dhe nivel të ardhurash shumë të larta. Mos harrojmë që vende të BE, që vendosin kufizime buxhetore, 60% të GDP për borxhin publik, pothuajse kaq kanë edhe të ardhurat buxhetore. Të arhdura nga 40, 45 deri në 55% të GDP.

Mos të marrim disa shifra e ti krahasojmë me vende të tjera dhe harrojmë bazën e krashasimit apo madhësinë e ekonomisë, që është indikator thelbësor. Në rast se tregu nuk do ta priste pozitivisht këtë hap, atëherë do të kishim reprekuzione negativ, në kuptimin përkeqësim të rënditjes së vendit për kredimarrj, si kreditor jo shumë i besueshëm, çka çmimi i kredisë apo huasë do të ishte shumë i lartë dhe të gjitha variablat apo parametrat buxhetorë do të ndikonin thellësisht negativisht”.

“Duhet të jemi të kujdesshëm”, apeloi eksperti.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...