Afera e inceneratorëve/ Berisha: SPAK? Nuk besoj te një institucion antikushtetues

E Enjte, 22 October 2020 21:00

 

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në Çim Peka LIVE, komentoi menjëherë aferën e inceneratorëve.

Ai tha se nuk ka asnjë besim se SPAK do e hetojë këtë aferë. Sipas tij, SPAK ka nisur të hetojë individë të dorës së katërt.

“Te SPAK si një institucion që u ngrit në kundërshtim me Kushtetutën, dhe u përzgjodh në mënyrë antikushtetuese nga kunat-KLP-ja, unë nuk mund të kem asnjë besim.

Unë kam të dhëna sipas të cilëve SPAK është ngritur me kushtin e vetëm që të mos mendojë ndonëherë për të hetuar eksponentë të qeverisë apo PS-së, gjë të cilën e ka faktuar në mënyrë perfekte deri më tani,” tha Berisha.

“Shqiptarëve u paguajnë këtyre mamuthëve të korrupsionit, me në krye Edi Ramën, Arben Ahmetajn, Erion Veliajn, Ter Kokën e Arben Malavitën për një ton pleh nga mundi, taksat dhe djersa e tyre, gjashtë herë më shumë sesa taksapaguesit gjermanë.

Këtu hyn edhe falsifikimi i faturave, pasi shqiptarët konsumojnë dy herë më pak se gjermanët dhe italianët. Por sipas aferave, shqiptarët prodhojnë tre-katër herë më shumë plehra se kombet e tjera. Fatura fryhet nga mafia e tmerrshme kanceroze e plehrave,” tha Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...