Greva e naftëtarëve, Arben Malaj: Qeveria Rama është fajtore dhe përgjegjëse ligjore, ja 5 hapa për zgjidhjen e kërkesave të tyre

Premte, 23 October 2020 12:44

 

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Malaj ka akuzuar Ramën dhe qeverinë e tij si fajtore dhe përgjegjëse ligjore për problemet e naftëtarëve.

Për Malajn, qeveria nuk ka zbatuar ligjin për pagimin e detyrimeve dhe radhën e pagesave për sigurimet shoqërore.

 

Më tej ish-ministri ka propozuar 5 hapa për të zgjidhur problemet e naftëtarëve, si identifikimi i përgjegjësve ligjorë që nuk nxorën urdhrin e bllokimit, çdo nivel të pagesave nga thesari, kush ka përfituar pagesa jashtë radhës, rivendosje në radhë të pagesave dhe në fund, pagimin e pagave dhe sigurimeve për naftëtarët

 

STATUSI NGA ARBEN MALAJ

5 hapa për zgjidhjen e kërkesave ligjore të naftëtarëve. Qeveria Rama është fajtore dhe përgjegjëse ligjore, sepse nuk ka zbatuar ligjin për pagimin e detyrimeve dhe radhën e pagesave per sigurimet shoqerore.
1.Identifikoni përgjegjësit ligjore qe nuk kane nxjerre urdhrin e bllokimit sapo ka filluar mos pagimi i pagave dhe sigurimeve shoqërore. Ata që nuk kanë nxjer urdhërin e bllokimit dhe aktivizimin menjeherë të përmbarimit nuk janë punonjës të thjeshtë, janë qeveritarë ne shërbim te oligarkëve dhe për arsye korruptive.
2.Identifikoni në çdo nivel të pagesave nga thesari kush ka shkelur radhën e pagesave duke lejuar oligarkët të punojnë duke mos paguar pagat dhe sigurimet shoqërore.
3.Identifikoni nga kontabiliteti i kompanisë kush ka përfituar pagesa jashtë radhës së pagesave ku pagimi i sigurimeve shoqërore është i pari. Verifikoni librat e arkës dhe të bankës të kompanisë, për të identifikuar pagesat në shkelje te radhës së pagesave.
4.Kerkoni rivendosje në radhë të pagesave jashtë radhës për tatimet, për doganat, për kompanitë private furnitore, për individët që kanë përfituar, duke arkëtuar shumat e nevojshme për pagimin e pagave dhe sigurimeve shoqërore.
5.Me këto anullime të pagesave jashtë rradhës për institucionet publike dhe kompanite private kryeni pagesat e pagave dhe sigurimeve shoqërore për naftëtarët.
Në këtë vjedhje të pagave dhe sigurimeve shoqërore ku ka risqe të mëdha për korrupsion dhe vjedhje nga pronarët jo sipërfaqësorë, vërteton qeveria Rama me veprim ose mos veprim të jetë fajtore ligjore

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...