Meta ashpërson tonet: Kush prek votat, t’i pritet dora si në Mesjetë

Premte, 23 October 2020 13:13

 

Presidenti Ilir Meta deklaroi se krimet më të mëdha dhe më të ndëshkuara për vendin tonë do të jenë prekja e Kushtetutës dhe e votës.

Në një prononcim për mediat nga Korça ai lakoi dhe dënimin më të ashpër që përdorej në Mesjetë, ku ndëshkoheshin hajdutët me prerje gjymtyrësh. Sipas tij, kush prek votën, duhet t’i pritet dora.

 

“E gjithë vëmendja e Shqipërisë dhe shqiptarëve do të jenë të zgjedhjet. Shqipëria do të jetë vend që ka shpresë, dhe jo e 5 oligarkëve. Që i marrin shpirtin këtij vendi. Nuk ka ndodhur kurrë që të rritet borxhi publik dhe varfëria. Borxhi nuk merret për të ndihmuar njerëzit në vështirësi, por merret për PP, që nuk kanë asnjë çmim. Të ardhurat shkojnë poshtë. Zgjedhjet do të zgjidhin sundimin e ligjit. Pas 25 prillit, Shqipëria do të hyjë në një epokë të re, në çdo rast. Të dy do të jenë krimet më të mëdha dhe më të ndëshkueshme. Prekja e Kushtetutës dhe vjedhja e votës. As presja e Kushtetutës nuk do të preket më. Kush prek një votë t’i pritet dora, si në Mesjetë.”, tha Meta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...