Ish-kryebashkiaku i Lezhës: Si e refuzova ofertën joshëse për inceneratorët

Saturday, 24 October 2020 21:07

 

Ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj, shprehet kundër qasjes së qeverisë shqiptare për të zgjidhur problemin e mbetjeve përmes inceneratorëve.

I ftuar në Ora News, ai solli përvojën e tij në krye të bashkisë së Lezhës me diferencimin e mbetjeve në burim, e që sipas tij janë e vetmja zgjidhje për vendin.

 

Tushaj: Ka qenë një procedurë shumë abuzuese.Inceneratorët nuk janë qasje e duhur për Shqipërinë. Në Lezhë kam pasur fatin që në 2008 të implementoj mbledhjen e mbeturinave në mënyrë të diferencuar. Ishte projekt shumë ambicioz me katër kontenierë. Krijuam zinxhirin e mirëfunksionimit dhe të shitjes.Inceneratorët në Shqipëri absolutisht nuk kanë qenë zgjidhja e duihur përveçse një zgjedhje korruptive për t’iu dhënë mundësi atyre të fitojnë para.

Sipas Tushaj, Shqipëria nuk ka qenë e ndotur për shkak të mosrtrajtimit të mbetjeve por për mosvëmendjen e duhur të Ministrisësë Mjedisit, bashkive që kishin në dorë të pastronin Shqipërinë.

Tushaj: Qasja e duhur e Shqipërisë ishte diferencimi i mbetjeve. Pa hyrë pastaj te procedurat korruptive, dhënia e parave për inceneratorin e Fierit pa bërë asnjë punë, hedhjen e mbi 450 mln euro për inceneratorët kur sasia e mbetjeve urbane nuk do të jetë e mjaftueshme për të bërë të mundur që këto inceneratorë të funksionojnë.

Tushaj tregoi për Ora News se edhe vetë ai si Kryebashkiak ka pasur oferta tejet joshëse për ndërtimin e inceneratorëve në qytet.

Tushaj: Kam pasur oferta kur isha kryetar i bashkisë së Lezhës për të ndërtuar inceneratorë në qytetin e Lezhës. Ishin oferta shumë joshëse, të tilla si më jep lejen për inceneratorin dhe unë të jap energji elektrike falas për qytetin për 10 vite. Një kompani që të bën një ofertë të tillë imagjino se çfarë fitimi ka dhe çfarë impakti negativ ka në mjedis. Jam i bindur që kryeministri dhe qeveria shqiptare nuk e kanë menduar mirë. Shumë vende të Europës që kanë mundësi të kontrollojnë teknologjinë nuk arrijnë në një vendimmarje të tillë që të djegin mbetjet.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...