“Nuk përmbyset kupa pasi hahet buka Elisë!”, LSI i përgjigjet Spiropalit: Salarjoni jot iu fal Ilir Metës për t’i kërkuar ndihmë. Ishte koha kur ti…

Diel, 25 October 2020 18:31

 

Lëvizja Socialiste për Integrim i është përgjigjur ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali pas deklaratave të saj në drejtim të Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe LSI-së.

Ish-deputetja Floida Kërpaçi shkruan se nga LSI nuk shpëton, por të shpëton. Sipas saj, bashkëshorti i ministres i ka kërkuar ndihmë Ilir Metës kur u kërcënua nga kryeministri Edi Rama.

 

MESAZHI I PLOTË
Elisë, nga LSI nuk shpëton por të shpëton!
Të kujtohet kur Salarjoni jot para se të zgjidhej Drejtor i Ujësjellësit të Fierit iu fal Ilir Metës në zyrë për t’i kërkuar ndihmë?
Ishte koha kur ti i ike Edi Ramës në mënyrë demonstrative nga asambleja e FRESSH-it dhe ai “Skënderbeu jot” të kërcënonte ose Selarjon Tota në mbledhje ose unë.

 

Prandaj Elisë, në ditë të vështira edhe ti dhe Selarjoni jot nuk keni shpëtuar por jeni shpëtuar nga LSI dhe Ilir Meta.
Kështu që Elisë, para se të nxjerrësh broçkulla nga goja pyete një herë Salarjonin tënd.
Nuk përmbyset kupa pasi hahet buka Elisë!

 

POSTIMI I SPIROPALIT
Spiropali akuzoi Presidentin Meta se nxjerr tallava-dekrete ndërkohë që jep qindra pasaporta në shkelje të ligjit. Ajo gjithashtu e cilëson Metën si “Big Fish-” i Presidencës teksa paralajmëron se do durohet edhe pak derisa partia e tij LSI, të bëhet hi.

“Big Fish-i i Presidencës jep qindra pasaporta në shkelje të ligjit. Nxjerr tallava-dekrete. Dërgon zuzarë matanë detit për të nxirë Shqipërinë. Sulmon, kërcënon, shantazhon gazetarë. Ta durojmë edhe pak big matrapazin. Derisa mikro partia t’i bëhet hi, por hiri kurrë më parti”, shkruan Spiropali.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...