“Dialog sa më parë pa u përshkallëzuar situata me pasoja”, Presidenti Meta me apel të fortë për Qeverinë

Hënë, 26 October 2020 13:02

 

Presidenti, Ilir Meta, i bëri thirrje qeverisë të ulet sa më parë në dialog me naftëtaret greviste të Ballshit përpara se situata shëndetësore e tyre të përkeqësohet më tej.


Ilir Meta: Dua ta nis me një apel për qeverinë dhe grevistët, zonjat e ngujuara në një grevë urie dhe naftëtarët, për të dialoguar sa më parë për një zgjidhje sa më të pranueshme dhe sa më të arsyeshme pa u përshkallëzuar kjo situatë me pasoja për shëndetin e grevisteve dhe grevistëve. Është shumë e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje në mirëbesim dhe të jepen garancitë e duhura për një trajtim të përgjegjshëm shtetëror dhe njerëzor të kësaj çështje dhe kësaj situate të rëndë sociale dhe humanitare përpara se mund të kemi probleme dhe pasoja me shëndetin e tyre.

Gratë naftëtare të Ballshit, të cilat janë në ditën e 12 të grevës së urisë, shprehen të vendosura se do të vazhdojnë deri në fund.

Një prej tyre i bëri sot thirrje Kryeministrit që të reagojë.

“Presim që kryeministri të reagojë. Pastaj futem për negociatat për uzinën. Duam më shumë sensibilizim, dhe mbështetje. Populli është uragan. Lekët e prapambetura i kanë edhe ata që kanë dalë në pension, edhe ata duhet të vinë të na mbështesin. Shoqet edhe pse janë në gjendje kritike janë të vendosura. Ta dijë mirë kryeministri, nuk dalin”, tha një prej grave naftëtare.

“Nga kjo kauzë dua të dal me fitore. Kemi kërkuar që kryeministri të negociojë dhe ti japë një zgjidhje”, tha një tjetër greviste.

Ato thonë se nuk kanë besim te propozimi iKkryeministrit, i cili u ka thene qe të dalin nga greva dhe me pas të negociojnë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...