Meta: Marrëveshja u firmos më 5 qershor. Zero mundësi që populli opozitar të mos përfaqësohet më 25 prill

Hënë, 26 October 2020 13:16

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi sot se nuk ka takim tjetër për një zgjidhje për Kodin Zgjedhor, duke ia lënë përgjegjësinë maxhorancës për veprimet e saj.

Në konferencën e sotme për mediat, i pyetur nëse ka menduar për të zhvilluar një takim mes liderëve si një zgjidhje e dytë për Kodin Zgjedhor, Meta tha se marrëveshja është firmosur më 5 qershor.

 

“Presidenti nuk ka çfarë takimi të zhvillojë sepse është firmosur marrëveshja më 5 qershor dhe të gjithë kanë për detyrë ta respektojnë. Presidenti po u jep mundësi. Si do reflektojë maxhoranca dhe Kuvendi një partiak nuk është përgjegjësi e presidentit”, deklaroi Meta.

 

Ndërsa i pyetur nëse rrezikon që opozita e bashkuar të mos shkojë në zgjedhje më 25 prill nëse PS miraton Kodin e ndryshuar, Kreu i shtetit deklaroi se ka zero mundësi që populli opozitar të mos përfaqësohet.

“Ka zero mundësi që në zgjedhjet e 25 prillit populli opozitar të mos përfaqësohet në Shqipëri. Kjo ka zero mundësi”, tha Meta

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...