Basha: Pacientët me COVID-19 nuk kanë ku të përplasen. Babai i një gazetari priti 6 ditë me simptoma për tamponin. Kur shkoi në spital…

Hënë, 26 October 2020 13:39

 

Kryedemokrati Lulzim Basha ngriti akuza të rënda ndaj qeverisë për çështjen e menaxhimit të pandemisë. Basha i ka shprehur ngushëllimet familjes së Lutfi Çekirit, 53-vjeçarit që humbi jetën pas përplasjes në dyert e spitalit pa gjetur ndihmë por tha se ngjarja e tij nuk është e izoluar.

Kreu i PD-së tha se pacientët me COVID-19 nuk kanë ku të përplasen pasi refuzohen nga sistemi shëndetësor, duke sjellë rastin e babait të një gazetari, i cili kishte pritur 6 ditë me simptoma para se t’i bënin tamponin.

 

“Unë kam marrë shumë mesazhe. Pacientët e sëmurë me COVID tani nuk kanë ku të përplasen. Sot në mëngjes e vetmja përgjigje për këtë krizë ishte një tjetër paradë e km në një pavijon. Informacionet e fundjavës kanë treguar për të sëmurë me COVID që nuk iu është përgjigjur urgjenca dhe kur është përgjigjur i kanë drejtuar në spitale pa asnjë mbrojtje nga COVID. Jam personalisht në dijeni të rasteve me COVID të refuzuar nga sistemi shëndetësor.
Nëse plani ynë me 5 pika do ishte vënë në veprim 4 javë më parë do kishim funksionalë kapacitetet të vërteta dhe do kishim mundësia që mjekësia shqiptare të përballonin dhe fluksin e të sëmurëve të tjerë. Numri i testimeve më i ulëti në Evropë.
Pacientëve u duhet të presin shumë ditë për të bërë tamponin. Babai i një kolegut tuaj ka pritur 6 ditë me simptoma për të bërë tamponin. Kur ka shkuar në spital ka pasur 75 % të pulmoneve të prekur”, deklaroi Basha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...