Basha përshëndet deklaratën e Varhelyit për Kodin Zgjedhor: Mbështes apelin e komisionerit. Shpresoj që Komisioni i Venecias të ndërhyjë

Hënë, 26 October 2020 14:12

 

TIRANË
Kreu i PD-së Lulzim Basha është informuar ‘live’ për deklaratën e komisionerit për zgjerimin Oliver Varhelyi teksa ka përshëndetur qëndrimin e tij.

 

“Deklarata e komisionerit duhet të jetë e tanishme. Është e qartë, e përshëndes deklaratën e komisionerit për zgjerim. Rishpreh shqetësimin e thellë të BE-së dhe partnerëve tanë për shkatërrimin e klimës parazgjedhore dhe përpjekjen e Edi Ramës për të manipuluar sistemin para zgjedhjeve të ardhshme. Përsëris qëndrimin e PD para dhe pas dekretit të Presidentit Meta që kjo është një goditje e rëndë ndaj shanseve të Shqipërisë për integrimin europian dhe përgjegjësi është vetëm një. Ai që ka vënë xhepat e tij dhe të hajdutëve të tij para shqiptarëve tani po vendos pushtetin e tij dhe frikën e largimit nga pushtetit para integrimit europian të vendit dhe një klime të qetë zgjedhore. Pa diskutim e mbështes këtë apel të komisionerit Varhelyi në emër të KE dhe shpresoj që Komisioni i Venecias të ndërhyjë për të treguar fare qartë atë që ne demonstruam gjatë gjithë këtyre muajve në tryezën e Këshillit Politik se ne ishim të përkushtuar për standarde zgjedhore dhe Edi Rama ka një tmerr të papërshkrueshëm nga procesi i ardhshëm zgjedhor dhe për këtë arsye ka shkelur dhe ka dhunuar standardet minimale zgjedhore që Europa i konsideron të domosdoshme për zgjedhje demokratike”, deklaroi Basha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...