Krijimi i ‘partive të reja’/ Sonila Meço: Si tendera me fitues të paracaktuar

Hënë, 26 October 2020 17:08

 

Teksa në media qarkullojnë lajme sipas të cilave, ish-eksponentë të lartë të Partisë Demokratike janë gati të themelojnë partitë e tyre, gazetarja Sonila Meço, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se, të bësh diçka të tillë 5 muaj para dates së zgjedhjeve është njësoj si të hapësh garën për tender, me rregulla të përcaktuara

Sipas moderatores dhe autores së ‘Tempora’-s në RTV Ora, nëse i gëzohemi shprehjes së demokracisë në një anë, mos harrojmë se nuk jemi në një sistem të tillë, as në teori e as në praktikë.

Ja çfarë shkruan gazetarja Sonila Meço:
‘Në debatin e ditës flitet për parime si p.sh e drejta për të garuar në zgjedhje, e drejta për t’u zgjedhur, e drejta për të krijuar parti politike edhe 3 muaj para zgjedhjeve, e drejta për të provuar veten në garë politike pa u paragjykuar për qëllimet…dhe jam plotësisht dakord me parimet. Plotësisht. Demokracia, liria e zgjedhjes, e drejta, konkurenca, barazia përpara ligjit janë pilastra, që mbajnë shoqërinë.

 

Por (dhe ka një Por të madh), që kush e anashkalon i shndëron pa a me dashje parimet e mësipërme në letër higjenike:

Në vendin ku vota blihet e shitet, dokumentohet krimi e nuk ndëshkohet askush, aty ku drejtësia ka dështuar në reformë e zbatim, aty ku balanca e pushteteve dergjet, aty ku gara e kërkuar me ligj, me kushtetutë nuk respektohet nga vendim-marrësi dhe askush nuk dënohet, të flasësh për shprehje demokracie se dhjetra parti formohen 5 muaj para zgjedhjeve është as më shumë e as më pak se të hapësh garën për tender, me rregulla të përcaktuara, ndërtuara e ndryshuara në mënyrë arbitrare për një pretendent dhe të fusësh kompani të krijuara dy javë para garës për ta legjitimuar….sado cilësore kompanitë e reja dhe drejtuesit e tyre.

Pra nëse i gëzohemi shprehjes së demokracisë në një anë, mos harrojmë assesi se nuk jemi në demokraci, as në teori e as në praktikë’.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...