Katër vende të BE-së; Franca, Spanja, Holanda dhe Danimarka bllokojnë integrimin e Shqipërisë: Nuk ka plotësuar kushtet!

Hënë, 26 October 2020 21:37

Këshilli i Bashkimit Evropian do të mblidhet më 10 nëntor për të vendosur për konferencën e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Edhe pse Komisioni Evropian në progres raportin për dy vendet ka rekomanduar nisjen e negociatave për anëtarësimin në union, fjalën e fundit do ta thonë vendet anëtare të BE-së.

 

Vendet skeptike për integrimin e BE-së po qarkullojnë një tekst ku kërkohet shtyrja e negociatave.

Bëhet fjalë për katër vende skeptike si Franca, Holanda, Danimarka dhe Spanja që po përpiqen që të ndryshojnë mendimin e Këshillit të BE-së.

Në takimin e fundit në nivel ambasadorësh, këto vende dyshuese kanë kërkuar shtyrjen e konferencës ndërqeveritare për vendin tonë. Theksi është vënë tek plotësimi i Gjykatës Kushtetuese.

Ndonëse vetë ambasadorët ende nuk kanë mbajtur qëndrim zyrtar, mësohet se është kërkuar që konferenca për Shqipërinë të mbahet në shkurt ose mars të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë për Maqedoninë e Veriut, pavarësisht qëndrimit të Bullgarisë, presidenca gjermane e BE-së pritet të mbajë konferencën brenda këtij viti/Euronews Albania

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...