Një drekë e porositur për shtatë anëtarë të Këshillit Mbikqyrës të Autoritetit të Aviacionit Civil, ka kushtuar mbi 2 mijë euro.
Ky denoncim ka ardhur nga kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamabër Malltezi, i cili ka publikuar dhe dokumentin. “BOOO hallexhinj të mëdhenj tek Aviacioni Civil! Drekë për 7 veta mbi 2000 euro! Se deri 2000 euro mund ta quanin “shpenzime te vogla” dhe e kryenin pa tender fare. Çmenduri. Duket si darka e “GRUAS SË BILALIT” që pagoi 70,000 USD për një darkë! “Hani derra – pini derra!””,- shkruan Malltezi.
Ndërkohë që institucionet shtetërore paguajnë mbi 2 mijë euro vetëm për një drektë, në Ballsh prej 12 ditësh naftëtarët po rrezikojnë jetën në greve urie pasi nuk kanë marrë pagat. Kërkesave të tyre modeste qeveria u është përgjigjur se nuk ka lekë. Mesa duket paratë shkojnë për dreka luksi si këto të Autoriteti të Aviacionit Civil.