Nga Elmaz Sherifi, ish-ministër i PS
Gjuetarët e pushtetit nuk e duan Gjykatën Kushtetutese!
Shqipëria është në anarki institucionale, sepse nuk ka Gjykatë Kushtetutese.
Gjykata Kushtetutese ishte ajo që me vendimet e saj ka mbajtur ekuilibrat politikë të pushteteve.
Ajo e anuloi edhe Marrëveshjen e Detit me Greqinë.
Por, “gjuetarët e pushtetit” nuk e dëshirojnë Gjykatën Kushtetutese, për ta ndryshuar legjislacionin ne Shqiperi e sidomos Kodin Zgjedhor, ashtu si ata e deshirojne.
Kryetari i Shtetit me se fundmi e ka rikthyer ne kuvend per rishqyrtim Kodin Zgjedhor.
“Gjuetaret e pushtetit” e kishin deklaruar me kohe, se do e miratojne pa ndryshime Kodin Zgjedhor.
Kjo verteton ndryshimin e qellimshem e te njeanshme te kushtetutes dhe legjislacionit zgjedhor, sepse para standardeve Zgjedhore iu nevoitet pushteti.
Gjykata Kushtetutese eshte pengesa kryesore per “pucet” qe kryhen nga pushteti ekzekutiv e legjislativ, prandaj ajo nuk behet funksionale, sado qe eshte vendosur nje nga kushtet themelore per hapjen e negociatave.
Gjykaten Kushtetutese e pret nje “Mal” me ligjet e atakuara nga Presidenti. Ate e pret edhe gjykimi i ligjeshmerise se zgjedhjeve veteqeverisjes vendore te qershorit 2019. Prandaj ajo do te zvarritet deri ne maksimum.
Gjuetaret e pushtetit vete e krijuan precedentin e gjykimit te Komisionit te Venecias, kur menduan, se rolin e Gjykates Kushtetutese, mund ta kryente ai komision per te legjitimuar shkarkimin e kryetarit te shtetit.
Pasi deshtuan, tani nuk mund te pranojne nje opinion te ri nga Komisioni i Venecias per Kodin Zgjedhor.
Tashme “gjuetaret e pushtetit” i kane hequr maskat e nuk pyesin per asnje keshille apo kusht qe vendoset nga institucionet nderkombetare.
Ju duhet vetem pushteti !