Kryemadhi i përgjigjet Ramës dhe i bën ‘tag’: Presidenti është i të gjithëve, unë kam hallin e të rinjve. Me kodin tënd opozita fut 100 deputetë në parlament

Tuesday, 27 October 2020 12:16

 

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama po përmes Instagramit. Në një video në Story, ku madje edhe e etiketon (tag), Kryemadhi deklaron sa i përket Kodit Zgjedhor me ndryshimet e maxhorancës se opozita e Bashkuar fut në parlament 100 deputetë.

Por sa i përket Presidentit dhe kundërshtive, ajo thekson se është i të gjithë shqiptarëve dhe do të përfaqësohen në parlamentin e ardhshëm të gjitha partitë e reja dhe individët që duan.

“Presidenti është i të gjithëve, i gjithë shqiptarëve dhe do të përfaqësohen në parlamentin pas 25 prillit të gjitha partitë e reja që duan të krijohen apo dhe dhe individë të tjerë prandaj kërkon që Kodi Zgjedhor të mos jetë ky që ke miratuar ti, ndërsa unë Monika Kryemadhi jam kryetare e LSI-së, kam hallin e të rinjve dhe të rejave, kam hallin për të krijuar figura të reja në LSI që të krijojmë hapësira të reja për të rinjtë dhe të rejat brenda LSI-së dhe me Kodin e ri Opozita e Bashkuar bashkë me LSI-në fusin rrumbullak 100 deputetë në parlament. Meqenëse ti nuk lejon komente po të bëj tagg”, deklaron Kryemadhi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...