Basha: Nuk ka alibi, gjendja po shkon drejt kolapsit. Rama, armik i popullit

Tuesday, 27 October 2020 12:55

 

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi se gjendja në vendin tonë për shkon drejt kolapsit për shkak të situatës me koronavirusin. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama si armik të popullit.

“Shqipëria rrezikon shumë. Shumë më shumë se ajo që thatë ju. Rrezikon një kolaps të paprecedentë si ajo e pandemisë. 6 muaj të shqiptarëve u hodhën kot. Ekonomia jonë është 2-fish më e thellë për shqiptarët. Paratë e shqiptarëve nuk shkuan tek qytetarët, apo tek spitalet. S’ka alibi, nëse gjendja po shkon drejt kolapsit, është se kryeministri po sillet si armik i popullit shqiptar.”, tha lideri demokrat.

 

Mes të tjerash demokrati tha se është shpërdorim i pastër me pushtetin që t’i lësh qytetarët të braktisur.

 

“Është shpërdorim i pastër me pushtetin që t’i lësh qytetarët. Disa pavione në spitalin e Matit janë mbyllur, dhe situata pritet që të degradohet në disa të tjerë. Nuk ka leke për pensionistët, për t’u dhënë nga 20 mijë në muaj. Çojini një sinjal se ekzistoni në këtë vend (SPAK). gjatë ditëve të fundit, ka pasur mbyllje të bizneseve. Ne jemi vetëm në fillimin e asaj që duket valë e dytë goditëse për ekonominë, jo vetëm për pandeminë. Ia dalim që të paguajmë ccdo pensionisti një ccek prej 20 mijë lekë të vjetra në muaj për shpenzime shtesë, apo 160 për punonjësit. Ia dalim që të mbështesim shëndetësinë në 4 komponentë. Kjo armiqësi e hapur me shqiptarët duhet të marrë fund. Koha për t’i dhënë fund kësaj në 25 prill, po afron. Kjo deri atje është e pamëshirë. Duhet të vihen para përgjegjësisë dhe hekurave këdo që vjedh paratë e shqiptarëve në këto ditë të vështira. Nëna e baballarë vdesin trotuareve, ndërkohë që të tjerë çojnë paratë e vjedhura në parajsa fiskale.”, tha kryeopozitari

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...