Pollo: Konfrontim i hapur i Ramës me Brukselin

Tuesday, 27 October 2020 17:50

 

Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo shprehet se votimi kundër i dekretit të kreut të shtetit është konfrontim i hapur i Edi Ramës me Brukselin. Në një reagim në Facebook, Pollo thotë se “Edi Rama sinjalizoi jo vetëm me fjalë goje por edhe me kartonë të kuq se atij nuk i intereson Shqipëria në Bashkimin Europian dhe vlerat europiane në Shqipëri. Jo se nuk e ka bërë këtë më parë; por gjithësesi është orvatur të fshehë dorën mbasi ka hedhur gurin”.
Postimi i Genc Pollos në Facebook:
“Edi Rama refuzoi sot sërish Komisionerin e Zgjerimit Várhelyi i cili i kishte kërkuar vetëm që ligji elektoral të mos devijonte nga normat europiane dhe të priste e të respektonte Komisionin e Venecias. Kështu është vepruar gjimonë në Shqipëri në tridhjet vitet e fundit. Madje jo vetëm tek ne por në tërë Europën e më gjerë.
Edi Rama sinjalizoi jo vetëm me fjalë goje por edhe me kartonë të kuq se atij nuk i intereson Shqipëria në Bashkimin Europian dhe vlerat europiane në Shqipëri. Jo se nuk e ka bërë këtë më parë; por gjithësesi është orvatur të fshehë dorën mbasi ka hedhur gurin. Me kalimin e viteve në pushtet orvatjet e tij u bënë gjithnjë e më të pasuksesshme. Por sot Rama konfrontohet hapur me Brukselin. Sot edhe Brukseli ka folur açik për Ramën. Që t’a dëgjojnë edhe ata që nuk kanë patur sy për të shikuar e veshë për të dëgjuar.
Se nuk është faji i shqiptarëve që Maqedonia e Veriut do të hapë e para negociatat duke u shkëputur nga Shqipëria. Nuk është faji i tyre që mund të ngecim vite të gjata mbas maqedonasve e të tjerëve në Ballkan.
Por është përgjegjësi e tyre që me të gjitha mjetet demokratike të largojnë gërmadhën që bllokon rrugën; gërmadhën që quhet Edi Rama. Ta largojnë duke dalë në rrugë dhe në 25 prill duke votuar në masë.
Gjithësesi faleminderit Komisionerit, eurodeputetëve e të tjerëve që nuk u kursyen për të na ndihmuar; dhe folën qartë si kurrë më parë për të treguar edhe problemin edhe zgjidhjen. GP

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...