Një krim shtetëror:Si u sajua dosja mafioze për Ylli Ndroqin

Tuesday, 27 October 2020 20:10

 

Emisioni “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj nisi këtë të martë sezonin e ri televiziv. Në fokus të kësaj puntate të parë ishte ajo që Myftaraj e cilësoi krim shtetëror, sajimi i dosjes mafioze për pronarin e Yldon Media Group, Ylli Ndroqi.

Ai tha se do të ketë një cikël emisionesh për këtë çështje të mbështetura në prova dhe dokumenta që do të faktojnë sesi është krijuar një grup i strukturuar kriminal për të arrestuar dhe shpronësuar Ylli Ndroqin.

Myftaraj: Do ta nis me një seri emisionesh, ndoshta 3-4 ku do tu tregoj për një krim shtetëror, sesi ndërtohet një krim shtetëror duke u bazuar në një shpifje, si u sajua dosja mafioze për Ylli Ndroqin, Presidentin e Yldon Media Group të Rtv Ora. Gjithçka do ta tregoj të dokumentuar. Në ekran shikoni një foto të famshme, të atij që u quajt “grupi çiftelia” në policinë e shtetit kur PD ishte në pushtet dhe sot një nga anëtarët e tij mund të quhet anëtar i një grupi të ri, të kohës kur PS është në pushtet. Është fjala për zotin Tonin Vocaj, drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. Mund ta quajmë anëtar të grupit “gajdeja e vjetër”, është një grup i strukturuar kriminal në kuptimin juridik të fjalës jo thjesht mediatik që është krijuar për të arrestuar dhe shpronësuar Ylli Ndroqin. Vocaj nuk ka pse fyhet nga fjala gajde, është një vegël muzikore fisnike që përdoret në Shqipërinë e jugut. Është me famë sidomos në krahinën nga e ka prejardhjen zoti Veliaj. Mund ta quajmë dhe gajdexhi. Përdorimi i një vegle muzikore në një mjedis të tillë me vrasës policësh është një gjë që krijoi ilaritet në media. Sa i përket këtij krimi shtetëror, sajimit të një dosje mafioze për një qytetar, për një pronar mediash, për një biznesmen unë kam bërë hulumtimin tim të mirëfilltë që nis me veprimtarinë e këtij burrit që del me bluzën e supermenit, kryebashkiakut më të pasur të Europës, Erion Veliaj. Një burrë 41 vjeç që del me bluzën e supermenit tregon se ka një çrregullim të rëndë personaliteti dhe në çdo vend do të kërkohej trajtimi psikiatrik i tij. Bluza e supermenit mund të vishet deri në moshën 20 vjeç por jo në moshën 40 vjeç të dalësh përditë gjithandej me bluzën e supermenit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...