Presidenti Meta: Më 25 prill 2021 do fillojë epoka e re e sundimit të popullit

Tuesday, 27 October 2020 22:04

 

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur sot qëndrimin e Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe zyrtarëve të tjerë të BE, të cilët kanë kërkuar nga qeveria respektimin e ligjeve dhe konsensusit politik për të mos dëmtuar integrimin në BE.

Presidenti shprehet se injorimi që qeveria po u bën standardeve europiane do të marrë fund më 25 prill 2021. “Falenderoj miqtë e vërtetë të Shqipërisë, që duan çeljen sa më parë të negociatave me Bashkimin Europian dhe nuk duan të na ndajnë nga Maqedonia e Veriut, për durimin e tyre dhe këshillat e sinqerta. Shpresoj shumë që ato të dëgjohen me mençuri deri të enjten. Por i siguroj miqtë tanë të sinqertë ndërkombëtarë se kohës së injorimit të kushteve dhe standardeve për integrimin do t’i vijë fundi, në çdo rast, në 25 prill 2021.

Pas kësaj date të gjitha kushtet do plotësohen rrufeshëm, me qëllim që Shqipërinë europiane ta ndërtojmë këtu dhe sëbashku! Në 25 prill 2021, do fillojë EPOKA E RE E SUNDIMIT TË POPULLIT, që do të sjellë edhe SUNDIMIN E LIGJIT në Shqipëri”,- deklaron kreu i shtetit në mesazhin e tij në Facebook. Kreu i shtetit ka postuar të gjitha deklaratat e zyrtarëve të BE që i bëjnë thirrje qeverisë të presë mendimin e Komisionit të Venecias.

Autoritetet e BE-së i kanë kërkuar qeverisë “Rama” që të mos rrëzojë dekretet e kreut të shtetit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe në Kushtetutë, duke i sugjeruar që të presë opinionin e Komisionit të Venecias.
Ditën e sotme Komisioni i Ligjeve rrëzoi dekretin e kreut të shtetit duke u hapur rrugën votimit në Kuvend ditën e enjte. Në këtë mënyrë, PS është vendosur zyrtarisht kundër qëndrimeve të BE dhe kundër negociatave

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...