Narkoshteti denon banoret e unazes se re

E mërkurë, 28 October 2020 14:41

 

Gjykata ka dënuar sot me 4 muaj “shërbim prove” disa nga banorët e Unazës së Re që protestonin kundër shembjes së banesave të tyre pa marrë dëshmpërblimin real, sipas ligjit.

Ndërkohë ministra, drejtorë dhe biznesmen që firmosën tenderin për 20 milionë euro për një kilometër rrugë, vijojnë të jenë të lirë dhe as kanë dhënë ndonjëherë sqarime për aferën e korruptive.

 

Ish-deputeti i PD-së, Gent Stazimiri ka reaguar në Facebook për vendimin e drejtësisë.

“Ky është Flori Protoduari, qytetar, bashkëshort, baba dhe gjysh shembullor! “Drejtësia e re” e ka dënuar sot si “protestues pa leje” për shkak se mbronte të drejtën e tij ligjore, rrezikuar nga një mega-aferë shtetërore korruptive me falsifikim deri ndërkombëtar… Teknikisht, Flori Protoduari ka kryer veprën “revoltim ndaj qeverisë, pa lejen e qeverisë”. “Drejtësisë së re”, duhet të vuajë dënimin me 4 muaj “shërbim prove”, domethënë si Saimir Tahirin, atë të “Habilajve” që mbolli vetëm në vitin 2016, 217 mijë hektarë me drogë, madje me fasilitete inxhinierike në majë të malit, me aeroporte dhe vepra ujitëse dhe mijëra krahë pune që transportoheshin çdo ditë vajtje e kthim në mes te qyteteve… KAQ!”,- shprehet Stazimiri

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...