Blushi tallet me Ballën: Je anëtar i Strukturës Spiropaliste, ja kush do të kthejë përgjigje nga sot

E mërkurë, 28 October 2020 15:14

 

Tedi Blushi, Zëdhënës i Presidentit të Republikës, deklaroi sot se deputetët e PS që kanë fyer dëshmorët nuk meritojnë përgjigje për akuzat që lëshojnë çdo ditë. Duke ironizuar deklaratën e Taulant Ballës për dekretin e Presidentit, Blushi tha se anëtarët e Sektorit të Strukturuar Spiropalist të Rilindjes (SSSR) nuk meritojnë përgjigje derisa të kërkojnë falje. Ndërkohë, Blushi thotë se për reagimet dhe qëndrimin e Taulant Ballës nga sot e tutje përgjigjet do t’i japë Ndihmësja e tij, znj.Sara Lleshi.

Postimi i plotë i Tedi Blushit në Facebook:
“Të dashur kolegë gazetarë,

Në përgjigje të interesimit tuaj për një reagim ndaj deklaratave të z.Balla, më duhet t’ju kujtoj se për shkak të fyerjeve të papranueshme që ai personalisht u ka bërë gjakut të Dëshmorëve të Atdheut, kam vendosur të mos i kthej më përgjigje, atij, dhe të gjithë anëtarëve të Sektorit të Strukturuar Spiropalist të Rilindjes (SSSR), deri ditën kur të kërkojnë falje dhe të shfaqin pendesë të thellë.

Por sigurisht, pa përgjigje nuk do të mbeten! Nga sot e në vijim, të gjithë anëtarët e SSSR-së, do të marrin përgjigjet e duhura nga disa prej Ndihmësve të mi. Ju bëj me dije se pas pak, përgjigjen për z.Balla do ta japë Ndihmësja, znj.Sara Lleshi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...