”Do zgjedhim kush trajtohet i pari”, Koduzi-Manastirliut: Papërgjegjshmëri! Shqiptarët e dinë se njerëzve të zakonshëm u hiqet oksigjeni

Premte, 30 October 2020 08:21

 

Eksperti i shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi ka reaguar pas deklaratës së ministres së shëndetësisë, Ogerta Manastirliu se Shqipëria mund të përballet me situatën kur do të zgjidhet cilët pacientë do të trajtohen të parët në spitale.

Koduzi thotë se kjo është një deklaratë e papërgjegjshme e Manastirliut teksa shton se po të jetë për të dhe Ramën, shqiptarët e dinë se ata që jetojnë janë klientët e biznesit të qeverisë dhe njerëzve të zakonshëm u hiqet oksigjeni.

 

Për më tepër Koduzi kërkon që shqiptarët mos i besojnë më asnjë fjalë Manastirliut pasi dështimi i qeverisë tashmë po vret njerëz.

 

STATUSI NGA GAZMENT KODUZI

Dështimi i qeverisë me përballimin e COVID 19 po vret njerëz. Është papërgjegjshmëri e Ministres së Shëndetësisë deklarimi se ata do të zgjedhin kush do të jetojë dhe kush nuk do të jetojë. Po të jetë për zgjedhjen e Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut, shqiptarët e dinë se ata që jetojnë janë klientët e biznesit të qeverisë dhe njerëzve të zakonshëm u hiqet oksigjeni. Problemi është se kjo qeveri nuk ka marrë asnjë masë kundër covid 19. Është një qeveri që duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe ligjore.
Turp, turp, turp!
Mos i besoni më asnjë fjale!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...