Presidenti Meta: Referendumi, “arma” në dorën e qytetarëve

Premte, 30 October 2020 12:18

Shqipëria ka numrin më të lartë të HEC-ve në Ballkan
Presidenti Ilir Meta merr pjesë në tryezën e organizuar nga Qendra për Çështje të Informimit Publik INFOÇIP, me temë “Nisma Kombëtare për Referendumin”.

Në fjalën e tij, kreu i shtetit ka thënë se referendumi është “arma” në dorën e qytetarëve.

 

Presidenti Meta ka propozuar që ndryshimet Kushtetuese në të ardhmen të mos behën vetëm nga Kuvendi dhe kartonat e deputetëve, por vetëm me referendum popullor.

Kreu i shtetit thekson se duhet miratuar një ligj i posaçëm për referendumet dhe sa herë që të nevojiten ndryshimet në Kushtetutë, ato të realizohen vetëm me pëlqimin e qytetarëve dhe jo të politikanëve.

“Asgjë e mirë, e sigurt e qëndrueshme afatgjatë evropiane nuk do ndodhë në Shqipëri pa u miratuar ligji për referendum.

Dhe një ndryshim në Kushtetutë, që Kushtetuta s’mund të ndryshohet kurrsesi as nga 140 deputetë të ligjshëm. Por çdo ndryshim duhet bërë në referendum.

Nuk besoj se sot pas 22 vitesh kemi më arsye ti besojmë cdo politikani përfshirë dhe presidentin aktual”.

Kreu i shtetit tha se marrëveshjet ndërkombëtare që ka bërë qeveria aktuale në këto tre vite, që ai ka qënë President, ka kthyer një numër të lartë ligjesh që ai i ka konstatuar “antikushtetuese dhe klienteliste”.

“Presidenti ka konstatuar në këto 3 vite një numër të lartë ligjesh që bien ndesh me aktet që Shqipëria ka ratifikuar. 41 ligje ka kthyer presidenti në kuvend.

Kur sot jemi të vëtëdijshem me këtë nivel të rëndë ligjesh antikushtetuese klienteliste çdokush mund të pyesë vetën ç’mund të ketë ndodhur me marrëveshjet ndërkombëtare e si janë negociuar.

Ç’mund të ketë ndodhur me aktet normative të Këshillit te Ministrave apo aktet e ministrave.

Ç’mund të ketë ndodhur me udhëzimet e një ministri apo titullari qëndror, apo ç’po ndodh përditë me veprimet e paligjshme të policisë së shtetit”.

Më tej, Presidenti Meta i bëri thirrje Kuvendit ta miratojë, por tha se nuk do jetë suprizë për të nëse do ndodhë e kundërta.

“Tani që kuvendi është në prag të mbylljes së aktivitetit të tij ta miratojë këtë projekt ligj.

Në rast se nuk e bën ky Kuvend që s’do ishte një surprizë jam i sigurt që kuvendi tjetër do e bëjë.

Të zhbëjmë çdo cenim të sovranitetit kombëtar dhe interesit publik

Unë nuk mendoj më mirë vonë se sa kurrë por o tani o kurrë, jam i bindur që kjo gjë do ndodhë në mos cështje pak muajsh, brenda shumë muajsh

Kemi detyrë që brenda vitit që vjen ta instalojmë ligjin për referendumet”, tha Presidenti Meta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...