Absurdi i Manastirliut: Restorantet plot, por në shtëpi duhet të hamë ushqim veç e veç!

Premte, 30 October 2020 12:34

 

Masat që po merr qeveria Rama dhe ministria e Shëndetësisë për të luftuar epideminë e COVID-19 janë më së shumti, sa qesharake po edhe aq absurde.

Kështu mund të shohësh tavolina kafenesh nëpër trotuare apo veranda, plot me njerëz ngjitur e ngjitur që pinë kafe pa maska, kurse bri tyre këmbësorët duhet ta mbajnë maska me detyrim, përndryshe i gjobit policia

Në frymën e këtij absurditeti dhe kaosi, shkon edhe rekomandimi i fundit i ministrisë së Shëndetësisë që drejtohet nga Ogerta Manastirliu.

 

Ajo rekomandon që qytetarët të hanë vaktet ushqimore, të distancuar nga të afërmit dhe familjarët.

 

Në udhëzuesin e shpërndarë këtë të premte nga MSH, tregohet niveli i riskut të infektimit me Covid-19 në rast kur jemi në distancë dhe kur jemi rreth një tavoline. MSH thotë se duhen shmangur grumbullimet si dhe duhet ruajtur distancimi fizik, ndërkohë mbajmë maskat dhe lajmë shpesh duart.

“Duhet të shmangim grumbullimet, të ruajmë distancimin fizik për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Maska mbrojtëse tashmë është një mjet i gjithëpranuar për dobinë e saj. Larja e shpeshtë e duarve dhe dezinfektimi i tyre ndalojnë infektimin nga SARS-COV2. Është koha të zbatojmë me përpikmëri këto tre rregulla, për mbrojtjen e shëndetit”, përfundon rekomandimi i MSH.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...