Thirrja e fortë e Doris Pack: BE duhet të ndëshkojë Edi Ramën, po mashtron Brukselin

Premte, 30 October 2020 19:06

 

Kryetarja e Forumit të Gruas në Partitë Popullore Europiane, Doris Pack ka reaguar ashpër pas rrëzimit nga PS të dekretit të Presidentit Ilir Meta për ndryshimin e Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor. Doris Pack, e cila është një njohëse e mirë e zhvillimeve politike në Shqipëri, shprehet se ka ardhur koha që Bashkimi Europian të penalizojë Edi Ramën. Në një postim në Twitter, Pack shton se BE duhet të kuptojë se po mashtrohet nga kryeministri i Shqipërisë.

“Është koha që BE të kuptojë se Rama po e mashtron dhe duhet ta penalizojë atë. Shqiptarët ndihen të humbur nga problemet e tyre të përditshme dhe largohen nga vendi. Unë vetë takoj shumë prej tyre, duke ikur nga atdheu i tyre për të siguruar të paktën një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre”,- shkruan Doris Pack.

 

Një ditë më parë PS votoi në Kuvend rrëzimin e dekretit të Presidentit edhe pse autoritet më të larta të BE i bënë thirrje qeverisë që të prishte mendimin e Komisionit të Venecias.

Qëndrimi i Edi Ramës kundër rekomandimeve të BE, ka sjellë reagime dhe nga ekspertë të Ballkanit. Hans van den Berg, profesor në universitet më të njohura në Holandë, shprehet se qëndrimet e Edi Ramës kundër reformave që po kërkon Bashkimi Europian, janë arsye kryesore se përse shqiptarët po largohen nga vendit.

Në një postim në Twitter, teksa ka shpërndarë në anglisht lajmin e refuzimit nga Edi Rama të këshillave të ndërkombëtarëve për Komisionin e Venecias, Hans van den Berg, shprehet se kjo është një shuplakë që Edi Rama i jep Bashkimit Europoian.

“Rama sundon përsëri dhe injoron këshillat dhe ndihmën ndërkombëtare. Pas injorimit të kushteve të Bundestagut, një tjetër goditje në fytyrën e bashkësisë ndërkombëtare, më konkretisht asaj të BE-së. Në fakt, gjithnjë e më shumë qytetarë shqiptarë nuk duan të jetojnë më në këtë vend do të largohen nga ALB (për në BE)”,- shkruan profesori Hans van den Berg. /

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...