Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se kryeministri Edi Rama nuk duhet të kërcënojë me qytetarët. Në studionin e emisioni “Zonë e Lirë”, kreu i shtetit tha se përballë Edi Ramës nuk janë 3 milionë, por 10 milionë shqiptarë në rajon që po vuajnë pasojat e politikave të tij të gabuara.
“Unë jam Ilir Meta, ta dish mirë këtë. Një këlysh blloku s’mund të kërcënojë qytetarët”,- tha kreu i shtetit.
Presidenti Ilir Meta ju përgjigj sot në emisionin “Zonë e Lirë” kërcënimeve të Edi Ramës. “Nuk ndodh që luani të frikësohet nga lepuri”,- tha kreu i shtetit. Ndërsa shtoi se kryeministri “është një lepur i marrë peng”.