“Covid3 ka mungesa të mëdha”, Berisha: Rama-Manastirliu avulluan pa gjurmë 250 mln euro

Diel, 01 November 2020 13:40


Ish-Kryeministri Sali Berisha shkruan në rrjetet sociale se hapja e spitalit Covid 3 në pavionet e ish-Kirurgjisë sipas njoftimit me 150 shtretër dhe një sallë operacioni për të operuar të sëmurët me Covid nga mbarë vendi që do të kenë nevoja të ngutshme për ndërhyrje kirurgjikale, është jashtë çdo standarti për një spital Covid.

Berisha shkruan se Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia shfrytëzuan pandeminë për të vjedhur dhe pasuruar, duke shtuar se “250 milionë euro të donatorëve bujarë për Covid-19 kanë avulluar pa gjurmë!”.

“Në spital përveç një mjeku të kualifikuar ka mungesa në personel mjekësor.

Ky është një akt i dënueshëm i papërgjegjshëm i Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnisë, të cilët shfrytëzuan pandeminë për të vjedhur dhe për tu pasuruar me fondet e destinuara për Covid 19.

Ata sot pas 8 muajve pandemi pas 20 fishimit të rasteve dhe vdekjeve nga covid 19 krahasuar me periudhën mars- maj nuk janë në gjendje të shtojne një spital tjetër të pajisur për trajtimin e rasteve me Covid 19, dy spitaleve tjera që funksionojne nga periudha mars-maj gjatë të cilës rastet e infektuara dhe të vdekurit nga covid 19 ishin 20 herë me pak se sa ç’janë sot”, shkruan Berisha.

Postimi nga Sali Berisha

Shqipëria mbeti me vetëm dy spitale Covid edhe muaj pas 20-fishimit të rasteve të infektuara dhe vdekjeve nga Covid-19.

Spitali Covid 3 që u hap dy ditë më parë dhe thuhet se ka 150 shtretër, ka vetëm 5 shtretër reanimacioni dhe ka mungesa të mëdha personeli mjekësor.

Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia shfrytëzuan pandeminë për të vjedhur dhe pasuruar. 250 milionë euro të donatorëve bujarë për Covid-19 kanë avulluar pa gjurmë!

Hapja e spitalit Covid 3 në pavionet e ish-Kirurgjisë sipas njoftimit me 150 shtretër dhe një sallë operacioni për të operuar të sëmurët me Covid nga mbarë vendi që do të kenë nevoja të ngutshme për ndërhyrje kirurgjikale, është jashtë çdo standarti për një spital Covid.

LEXO EDHE Vasili ironizon Komitetin e Ekspertëve të Ramës: Nuk ju merr njeri seriozisht
Ne kete spital kane derguar gjithsej 5 respiratore, te cilet normalisht nuk do mjaftonin as vetem per te semuret e operuar jo me per rastet e renda me covid qe kane nevoje te shtrohen ne reanimacion.

Ne spital perveç nje mjeku te kualifikuar ka mungesa ne personel mjekesor.

Ky eshte nje akt i denueshem i papergjegjshem i Edvin Hajdutit dhe ndrikull Hajnise, te cilet shfrytezuan pandemine per te vjedhur dhe per tu pasuruar me fondet e destinuara per covid 16.

Ata sot pas 8 muajve pandemi pas 20 fishimit te rasteve dhe vdekjeve nga covid 19 krahasuar me periudhen mars- maj nuk jane ne gjendje te shtojne nje spital tjeter te paisur per trajtimin e rasteve me covid 19 dy spitaleve tjera qe funksionojne nga periudha mars-maj gjate te ciles rastet e infektuara dhe te vdekurit nga covid 19 ishin 20 here me pak se sa ç’jane sot.

 

Denoj me ashpersine me te madhe qendrimin çnjerezor dhe kleptokratik te Edvin Hajdutit dhe Ndrikull Hajnise ne menaxhimin e pandemise se covid19.

 

Modifikuar më Diel, 01 November 2020 13:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...