Rama perdor serisht kryemashtruesin Veliaj per vjedhjen tek Unaza e Madhe

Diel, 01 November 2020 15:03

“Për të fshehur aferën e vjedhjes 20 milionë euro për kilometër në Unazën e Madhe, Edi Rama nxjerr kryebetonierin dhe mashtruesin e baskisë së Tiranës për të shpifur dhe për të thënë të pavërteta për shtyrjen e këtij projekti”. Këtë deklaratë bëri sot, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa.

“Projekti i Unazës së Madhe është një nga aferat më të mëdha korruptive për të cilën do të mbahet mend kjo qeveri, - theksoi Zhupa, që kishte shkuar vetë në rrugën ku po kryhen punime.

“Një qeveri e cila për të vetmen gjë që është shquar dhe është damkosur në çdo raport ndërkombëtar, është pikërisht vjedhje, - tha ajo. - 20 milionë euro ishin planifikuar për një kilometër të kësaj rruge në mes të qytetit, me një kosto totale 40 milion euro pa TVSH.

Sigurisht kishin përzgjedhur ato që përzgjedhin zakonisht, një kompani e regjistruar në parajsë fiskale. Një kompani që nuk dihej kush ishte pronari dhe ende sot nuk i dihet. Një kompani e cila kishte falsifikuar edhe firmën e sekretarit të shtetit të Delaëer-it, për t’u regjistruar gjoja sikur kishte aktivitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por për të fshehur të gjithën këtë, për të fshehur këtë aferë që tashmë e di çdo qytetar i Tiranës, Edi Rama nxjerr kryebetonierin dhe mashtruesin e bashkisë Tiranë për të shpifur dhe për të thënë të pavërteta për shtyrjen e këtij projekti, e kësaj afere korruptive që kishte përgatitur qeveria Rama.

Ky projekt që ne shikojmë është dëshmia e gjallë se si qeveria ka arritur të pengojë drejtësinë dhe të kapi drejtësinë. Sot që ne flasim edhe pse është vërtetuar falsifikimi, edhe pse është vërtetuar shkelja e rënda që ishin bërë me dhënien e këtyre tenderave, askush, askush nga kokat e mëdha, askush nga ata që firmosën, askush nga ata që bënë procedurat, askush nga ata që e mbrojnë publikisht, nuk janë dënuar.

Përkundrazi ata janë promovuar, ata drejtojnë fushatën e Partisë Socialiste në qarqe të ndryshme, në Tiranë, në Vlorë ish drejtori është bërë nënkryetar i bashkisë Vlorë, sepse Rilindja ka këtë model, të promovojë ata që vjedhin më shumë qytetarët shqiptar. Të promovojë ata që fusin duart në taksat tuaja dhe që ju vjedhin çdo ditë. Por mundohet që të gjithë këtë ta fshehi duke bërë kaseta të gatshme propagande dhe duke ja shpërndarë televizioneve për t’u hedhur hi syve.

Mos e harroni është një nga aferat më të mëdha të kësaj qeverie në ikje”, përfundoi zëdhënësja e Partisë Demokratike

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...