Skandali/Kompanitë e inceneratorëve, abuzime edhe me faturat e TVSH-së. Malltezi: Burg për hajdutët!

Diel, 01 November 2020 15:29

 

Kompanitë e ndërtimit të tre inceneratorëve i kanë marrë shtetit, deri më sot, 75 milionë euro. Projektet që ato kanë fituar nga qeveria jo vetëm janë të dyshimta nga ana procedurale, por rezultojnë se nuk janë realizuar fare. Konkretisht inceneratori i Fierit ka marrë paratë sikur është vënë në punë prej vitesh, kur në fakt ndërtimi i tij ka nisur vetëm dy muaj më parë. Ndërtimi i godinës si fasadë nisi vetëm pasi plasi skandali dhe qeveria “Rama” nuk justifikonte dot se ku kanë shkuar rreth 23 milionë dollarë në Fier.

Përfitimi i 75 milionë eurove është skandali më i madh, por jo i vetmi me inceneratorët. Që nga koha kur kanë lidhur kontratat, në vitin 2015 me qeverinë, kompanitë fiktive të inceneratroëve rezultojnë se kanë përfituar dhe para të tjera nga shteti.

 

Konkretisht kompanitë, gjatë kohës që nuk kanë kryer asnjë ditë punë, kanë bërë blerje fiktive, për të përfituar nga rimbursimi i TVSH-së.

Skandali qëndron në faktin se këto kompani, të lidhura me qeverinë, kanë vjedhur dy herë taksat e shqiptarëve. Njëherë me 75 milionë eurot e marra me dokumente të firmosura brenda një dite nga qeveria “Rama” dhe njëherë duke vjedhur taksat me anë të TVSH me fatura fiktive.

Lidhur me këtë skandal, Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi thotë se kompanitë po “menaxhojnë” paratë e njerëzve të qeverisë dhe kjo është arsyeja se përse nuk ndëshkohen nga drejtësia.

“Ky që kryeson vjedhjen e TVSH nuk burgoset se luan paratë e Ramës. Vjedhja me inceneratorët nuk falet. Në burg Rama për këto mega-afera!”,– shkruan Malltezi në një postim në Facebook.

Megjithë skandalet që dalin përditë për përfshirjen e kompanive në një skemë të dyshimte korruptive, institucionet e drejtësisë nuk kanë nisur ende hetimet për drejtuesit e kompanive dhe ministrat apo zyrtarët e përfshirë në këtë aferë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...