TË VOTUAN PËR "AS" ---U DOLE PRAS

Diel, 01 November 2020 21:38

----- TË VOTUAN PËR "AS" -----
•••••••• U DOLE PRAS •••••••••
* Kujtesë KryeM* E.Drama *
- - - - -
Të votuan që ti të bëje shtet,
E jo ta bëje SHTETIN IBRET.
Të votuan për të qeverisur,
E jo të sillesh si kalë i hazdisur.

Të votuan që ti të drejtoje,
E jo që popullin të dhunoje.
Të votuan që rinia të punonte,
E jo që n'emigracion të shkonte.

Të votuan që ti të ndërtoje,
E jo që vetëm të shkatërroje.
Të votuan që taksa të mblidhje,
E jo me "miqtë" ato t'i vidhje.

Të votuan, Kosovën të mbroje,
E jo me serbin atë ta copëtoje.
Të votuan të hynim në Europë,
E jo t'na fusje t'gjallë në gropë.

Të votuan se ju duke i zgjuar,
Ti i zhgënjeve, dole i shkalluar.
Të votuan se iu duke i mirë,
Ti u dole një "burrë" i pështirë.

Të votuan ty, more kodosh,
Ti i ngope me llafe e lugë bosh
Të votuan se shumë premtove,
Ti për gjithçka veç mashtrove.

Të votuan në mandatin e parë,
Ti kujtove se u bëre pronar,
Të votuan në mandatin e dytë,
Ti miletit i hodhe hi në sytë.

Ti do marrësh mandat të tretë,
Kur të fluturojë gomari tek retë,
S'të beson e voton më asnjeri,
Bëhu gati për burg e psikiatri.
--------------------
Nga Zëri jon.Usa

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...