Basha thirrje Ramës: Vala e dytë ishte paralajmëruar! Në vend të llafeve, sot duhen veprime të shpejta për të rritur testimet dhe fondet

Hënë, 02 November 2020 09:47

 

Basha thirrje Ramës: Vala e dytë ishte paralajmëruar! Në vend të llafeve, sot duhen veprime të shpejta për të rritur testimet dhe fondet

Kreu i PD, Lulzim Basha e ka nisur javën e re me një thirrje drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë për të marrë vendime dhe veprime të shpejta për të përballuar pasojat e pandemisë.

 

Basha thotë se Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë edhe pse vala e dytë e COVID-19 ishte e paralajmëruar.

Ai shton se po të kishte dëgjuar opozitën, qeveria do i kishte marrë masat e duhura më parë teksa sot Basha kërkon sërish nga Rama të lërë llafet dhe të rrisë testimet dhe fondet për të ndihmuar të sëmurët, shëndetësinë dhe ekonominë.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Numri i të sëmurëve nga Covid-19 po rritet përditë, fatalitetet po shtohen dhe kapacitetet shëndetësore po shkojnë drejt kolapsit. Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë, megjithëse vala e dytë ishte paralajmëruar. Po të na kishte dëgjuar, qeveria do kishte marrë masat e duhura.

Në vend të llafeve, sot më shumë se kurrë duhen vendime dhe veprime të shpejta për të rritur testimet dhe fonde për të ndihmuar të sëmurët, shëndetësinë dhe ekonominë. Asgjë nuk është më e çmuar se jeta e njerëzve!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...