Rindërtimi i shkollës ‘’Sami Frashëri’’, Tabaku nxjerr foto: Sot thuajse një javë mbas nuk punohet në asnjë kantier

Hënë, 02 November 2020 12:32

 

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku denoncon sërish se në shkollën ‘’Sami Frashëri’’ nuk punohet për të rindërtuar godinën.

Tabaku thotë se edhe sot mbas thuajse 1 javë nga denoncimi i fundit nuk punohet në asnjë kantier duke publikuar pamje dhe nga zona e bllokut të ‘’5 Majit’’ në Tiranë.

 

Ajo thotë se fadromat ndizen vetëm kur i duhen Veliajt për të bërë foto teksa duan t’i manipulojnë shqiptarët përpara kamerave duke gënyer dhe sapo ato fiken puna ndalon.

 

 

STATUSI NGA JORIDA TABAKU

 

Tërmeti dhe pandemia grisën fasadën e qeverisë dhe botën imagjinare që kish ndërtuar propaganda!

Dhe në fatkeqësi e kanë mendjen te propaganda dhe vjedhja. Shkolla “Sami Frashëri” është shembulli më i mirë se si punojnë e mendojnë, se si e konsiderojnë pronën private dhe atë publike si çiflig të tyre, se si manipulojnë shqiptarët përpara kamerave duke gënjyer se punohet dhe sapo ato fiken puna ndalon. E gjitha në funksion të mbulimit të vjedhjes së taksave të shqiptarëve.

 

Betejën mes propagandës dhe fakteve e fiton gjithmonë e dyta, pasi tregon të vërtetën. Asnjë regji qendrore apo video 3D nuk mund të çbëjë të vërtetën se tek shkolla Sami Frashëri nuk punohet. Fadromat ndizen vetëm kur i nevojiten manipulatorit Veliaj për të bërë foto. Pamjet që shihni tregojnë se as në zonën e bllokut “5 Maji” nuk punohet ndonëse kryemanipulatori Rama e transmetoi live në televizionin e tij privat se po ndërtohet.

Sot thuajse një javë mbas nuk punohet në asnjë kantier sepse qeveria dhe krybetonieri Veliaj nuk kanë vullnet dhe as dëshirë të ndihmojnë shqiptarët. Ato kanë vjedhur taksat e shqiptarëve gjithë këto vite dhe tanimë nuk u ka mbetur asgjë përpos se gënjeshtrat dhe manipulimet. Nuk punohet! Nuk ndërtohet!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...