Ish-deputetja e LSI: Asnjë strategji, 3 ditë para nisjes së vitit akademik, vendimi për mësimin online

Hënë, 02 November 2020 16:21

 

Ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me nisjen e vitit të ri akademik, i cili për shkak të pandemisë do të zhvillohet online për të paktën 1 muaj.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Xhixho pohon se vendimi për zhvillimin e mësimit online u lajmërua vetëm 3 ditë përpara.

Sipas Xhixhos, e gjithë kjo masë është bërë pa asnjë mbështetje financiare dhe pa asnjë plan nga qeveria.

REAGIMI I XHIXHOS
Sot fillon një vit i ri akademik shumë i pazakontë e sfidues për të gjithë studentet, pedagogët dhe në tërësi arsimin universitar.
Në kushtet e një pandemie të keqmenaxhuar dhe pa një strategji të qartë nga kjo qeveri e cila vetëm 3 ditë përpara fillimit të mësimit lajmëron në papërgjeshmeri totale zhvillimin e mësimit online.
Duke vendosur studentët në vështirësi për të riorganizuar jetën e tyre studentore, shpenzimet e bëra tashmë për akomodimin e tyre në qytetet përkatëse, apo shpenzimet që duhet të kryejnë për të pasur mundësi në aksesin e mësimit online.
E gjitha kjo pa asnjë mbështetje financiare dhe pa asnjë plan nga qeveria.
Gjithashtu pedagogët që në kohë rekord do duhet të përshtaten me një sistem online i lajmëruar në momentet e fundit.
Arsimi nuk është prioritet për ketë qeveri ndaj dhe sjellja e saj e papërgjegjshme nuk habit askënd.
Por drama financiare prek çdo ditë dhe me shumë çdo familje shqiptare.
Në këto kohë të errëta për vendin nën drejtimin e qeverisë më të papërgjegjshme që ka parë historia.
Shpresoj me zemër në sa më shumë bashkëpunim për ta kaluar këtë sfidë të papreçedentë që kemi përpara.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...