Kryemadhi: Forca e LSI rinia, duam që të marrin në dorë fatet e vendit për të shmangur shpopullimin

Hënë, 02 November 2020 18:51

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh sot në një intervistë për “Report TV” prioritet i programit të LSI është ndalimi i shpopullimit të vendit. Kryemadhi u shpreh se kjo është arsyeja se përse gjatë kësaj fushate fokusi kryesor është te të rinjë dhe rikthimi shpresës për zhvillimin e vendit.

Pjesë nga intervista e kryetares së LSI:

 

Zonja Kryemadhi faleminderit që gjetët kohën në mes të takimeve me elektoratin, me strukturat tuaja. Duket se LSI nuk ka humbur kohë kur ka nisur numërimi mbrapsht për zgjedhjet, ju keni nisur takimet në bazë me strukturat. Si po shkojnë takimet?

Në fakt dua t’iu falenderoj ju që i krijoni mundësi LSI-së për të kaluar dhe për të transmetuar mesazhin e saj nëpërmjet televizionit tuaj. Ajo që doja të ndryshoja pak në pyetjen tuaj, është që nuk ka të bëjë me fushatën elektorale, por ka të bëjë me ndikimin dhe kontaktin e herëpashershëm që ne si LSI kemi me të rinj dhe të reja. Forca e LSI-së kanë qenë gjithmonë të rinjtë dhe të rejat dhe ajo që ne jemi në hapësirën sot kryesore, mendojmë se sot një nga problemet më të mëdha që ka Shqipëria është shpopullimi dhe rikthimi i shpresës te të rinjtë, për të mos u larguar nga Shqipëria, por për të marrë fatet e tyre në dorë. Për hir të së vërtetës në 30 vite tranzicion, sado që në momente të caktuara ka pasur luhatje po themi, qoftë pushteti apo politika të ndryshme për sa i përket forcave të ndryshme politike, shqiptarët kanë pasur herë pas here lëvizje dhe rikthime në Shqipëri. Por vitet e fundit shpopullimi ka qenë në një masë jashtëzakonisht të madhe. Mjafton të shikosh se çfarë ndodh. Nëse ikën një serb nga Serbia, nga Shqipëria ikin 18 shqiptarë. Pra largohen të rinj. Nëse nga Shqipëria ikin 4-5, nga Kosova ikën një i ri apo me Malin e Zi, Kroacinë e me vendet e tjera të Rajonit.

Një nga pikat tona kryesore sot është jo vetëm sensibilizimi i të rinjve, por duke pasur parasysh që ne kemi përfshirë të rinjtë dhe gjithmonë energjia e LSI-së kanë qenë të rinjtë dhe të rejat, sot më shumë se kurrë ndihet e nevojshme që LSI-ja të jetë një mundësi për të rinjtë dhe të rejat, për të ndryshuar jo vetëm realitetin, por edhe për të qenë nesër qeveria e ardhshme po themi, ata që qeverisin, që realizojnë reformat dhe shumë detyrime të tjera që ka qeveria shqiptare, për sa i përket procesit të integrimit europian. Ne jo vetëm që kemi si vizion të LSI-së, por edhe besojmë te forca e të rinjve, sepse edhe vetë LSI-ja është strukturë e të rinjve, mjafton të shikosh që në themelimin e saj dhe historikun 16 vjeçar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...