Lajmin e ka bërë të ditur Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin hollandez Pieter Omtzigt. Ai shkruan në twitter:
“Sapo patëm një debat në parlamentin hollandez. Qeveria hollandeze, ministri Blok, deklaroi qartë se Shqipëria nuk i përmbush parakushtet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare.
Kjo do të thotë se ai nuk do të japë pëlqimin. Problemet e diskutuara përfshijnë vendet vakante në Gjykatën e Lartë, ndjekjen penale të krimit në nivelet e larta dhe reformën zgjedhore, veçanërisht pjesën e dytë të njëanshme të asaj ‘reforme’