Në ditën e 22 të ngujimit, naftëtaret: Kemi marrë sms kërcënuese që të lëmë grevën, s’tërhiqemi!

E Enjte, 05 November 2020 10:10

 

Ka hyrë në ditën e 22 greva e urisë së naftëtareve të rafinerisë së Ballshit. Gazetari Ervis Kuçi sjell për ‘BalkanWeb’ disa pamje nga brenda grevës së urisë, ndërsa raporton ase gjendja shëndetësore e tyre është rënduar. Ato u shprehën për gazetarin Kuçi se gjendja e tyre është e vështirë dhe nga ana psikologjike. Gervistet u shprehën të vendosura se nuk do të dorëzohen, ndërsa kërkuan që kërkesat e tyre të plotësohen.

“Situata janë është e rëndë dhe e vështirë nga ana psikologjike. Po vuajmë për bukën e gojës. Ne duam vetëm bukën e gojës të premtuar nga kryeministri Rama. Faleminderit presidentit qe reagoi sepse kjo jona është greve ekonomike jo politike. Nuk dorëzohemi dhe nuk dalim nga ambientet e qendrës shëndetësorë derisa te marrim lekët.”, thanë ato.

Ndërkohë, naftëtaret thanë se kanë marrë mesazhe dhe telefonata kërcënuese ku iu është kërkuar që të ndërpresin grevën e urisë.

“Apeli vazhdon ndaj qeverisë dhe ndaj kryeministrit Edi Rama. Kemi pasur mesazhe dhe thirrje me privat dhe këto janë partiake. Nuk kemi për borxhe të dëgjojmë ato telefonata kërcënuese për të lënë grevën.
Jemi te ngujuara ekonomikisht. Shpresa eshte që Rama te vije ketu e te dialogojme, “Ja sheshi, ja mejdani “. Ne brenda ne greve ai jashtë në shesh. Ne duhet te jemi pranë familjeve tona jo ketu, ndaj duam nje zgjidhje sa me pare. Deputeti i zonës mos te vij vetëm në Ballsh sa të hajë dreke. Të zbres deri tek gratë e të shikoj çfarë behët. Nga greva nuk dalim.”, pohuan grevistet.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...