Dorëheqja e Hashim Thaçit, Vjosa Osmani merr përkohësisht postin e Presidentit të Kosovës

E Enjte, 05 November 2020 12:35

 

Vjosa Osmani do të jetë presidente e përkohshme e Kosovës pas dorëheqjes së Hashim Thaçit. Kushtetuta e Kosovës imponon se kur postin i Presidentit mbetet vakant atëhere kryeparlamentari merr përkohësisht detyrën.

Pikërisht kjo detyrë i takon Vjosa Osmanit si kryetare e parlamentit kurse Thaçi sot ka njoftuar dorëheqjen pasi Gjykata Speciale e Hagës i ka konfirmuar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria, së bashku me disa ish-luftëtar të tjerë të UÇK për rreth 100 krime lufte.
”1. Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës. Urdhri i Presidentit për kalimin e përgjegjësive duhet të përmbajë veçanërisht arsyet dhe kohëzgjatjen e kalimit të përgjegjësive, nëse ka njohuri për to. Presidenti i Republikës së Kosovës do të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive kur të jetë në gjendje t’i ushtrojë përgjegjësitë, dhe kështu Kryetarit të Kuvendit i pushon posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit”, thotë Neni 90 [Mungesa e Përkohshme e Presidentit], e Kapitullit V të Kushtetutës së Kosovës.

Pikërisht Vjosa Osmani vjen nga radhët e LDK edhe pse nuk ka më asnjë funksion tek ish-partia e saj për shkak të mosmarrëveshjeve pas prishjes së koalicionit me LVV. Ajo gjithashtu ka qenë kritike e hapur ndaj Hashim Thaçit që sot po i merr detyrën

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...