I ulur në gjunjë dhe duke mbajtur iso, Meta ia merr këngës me grupin polifonik në Amfiteatrin e Bylisit

Premte, 06 November 2020 12:43

 

Ilir Meta është ‘zhveshur’ për pak çaste nga kostumi i presidentit, ku ia ka marrë këngës labe. I ulur gati në gjunjë dhe pranë këngëtarëve, kreu i shtetit mban iso bashkë me ta.

Gazetari Ervis Kuçi ka siguruar për BalkanWeb videon ku shfaqet Meta pranë këngëtarëve të veshur me veshje tradicionale shqiptare.

Përmes një postimi në Facebook, Meta thekson se ia morën këngës “Boria në Hekal ra”.
“Sot në Bylisin antik, në një nga kulmet e qytetërimit ilir, me dy grupet e shquara polifonike “Gjergj Arianti” dhe “Bashkimi” ja morëm këngës “Boria në Hekal ra”. Nuk do lejojmë askënd të na cënojë identitetin tonë kombëtar dhe trashëgiminë e vyer kulturore e artistike, që na bën krenar si shqiptarë.
Malet tona më të larta! 🇦🇱”, shkruan Meta.

Presidenti Ilir Meta ishte sot i pranishëm në Amfiteatrin e Bylisit, ku vlerësoi disa personalitete të shquara të artit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...