Rrugët me gropa të Elbasanit/ Lagjia e lënë në harresë nga bashkia

Premte, 06 November 2020 14:32

 

Ledjan Llatja, një vit e gjysëm më parë mori angazhimin për drejtimin e Bashkisë Elbasanit, duke premtuar ndryshime dhe investime, por ankesat e banorëve janë shtuar.

Rugët e pashtruara, gropat dhe mbeturinat janë panorama e përditshme e banorëve të lagjes Emin Matraxhiu në Elbasan .

 

Në këtë lagje të lënë në harresë mungojnë rrugët dhe ndriçimi ndërsa plehrat dhe gropat janë bërë të zakonshme.

Të moshuarit shqetësohen edhe për ndriçimin i cili mungon në të gjithë lagjen.

“Nuk ka ndriçim natën këtu, ne kemi frikë të kalojmë natën se jemi pleq. Rruga është shumë keq, ka kaq vite që kjo rrugë nuk është shtruar, ka 10 vite në këtë gjendje”, shprehen banorët.

Banorët e tjerë shprehen se janë harruar nga Bashkia e Elbasanit, e cila nuk ka vënë dorë në lagjen e tyre.

“Këtu u bënë shumë vite që vijnë vetëm për fushatë, kur duan votat vijnë e na thonë do bëhet kjo do bëhet ajo, por janë vetëm premtime boshe. Këtu pak shi të bie dhe nuk kalohet më”, shprehen banorët.

Lagjia ka një numër të madh banorësh, por situata është më e vështirë për fëmijët që duhet të kalojnë përdit në këto rrugë me pluhur apo dhe me shi.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...