COVID bën kërdinë, Ministria e Drejtësisë tender për 16 karrige luksoze për drejtuesit

Premte, 06 November 2020 19:50

Ministria e Drejtësisë ka hapur një tender, nga i cili do të blihen 16 karrike rrotulluese për "rangun drejtues". Ftesa për ofertë është bërë dhe tenderi do të hapet paraditen e 9 nëntorit, megjithatë kërkesat janë shumë të qarta dhe nuk ka vend fare për mashtrime.

Shqipëria po kalon kohë të vështira për shkak të pandemisë së koronavirusit por edhe problemeve të mbetura nga tërmeti i një viti më parë. Sigurisht që barra nuk bie mbi popullin e thjeshtë por mbi liderët politikë që na udhëheqin dhe merren me gjithë problematikat tona. Ndaj edhe kanë vendosur që të paktën për një herë të mendojnë për veten e tyre dhe të relaksojnë pak “kockat”.

Ministria e Drejtësisë për shembull ka hapur një tender, nga i cili do të blihen 16 karrike rrotulluese për “rangun drejtues”. Ftesa për ofertë është bërë dhe tenderi do të hapet paraditen e 9 nëntorit, megjithatë kërkesat janë shumë të qarta dhe nuk ka vend fare për mashtrime. Për të gjithë të interesuarit, Ministria i ka bërë kërkesat shumë të qarta… Duan karrige me lëkurë origjinale natyrale ngjyrë të zezë, me 2 leva, njëra për të realizuar uljen dhe ngritjen, dhe sendilje të gjerë që sa vjen dhe ngushtohet. Pra e kanë ndarë mendjen për atë që duan, dhe e dinë që detajet kanë vlerë…

“Karriget duhet të jenë me tapiceri prej lëkure origjinale natyrale tek pjesa e ndenjëses dhe mbështetëses, me ngjyrë të zezë. Karrigia duhet të përbërhet nga ulësja dhe mbështetësja. ulësja duhet të jetë me përmasa minimumi 65 cm dhe vjen duke u ngushtuar,”-shkruhet në tender.

E vetmja gjë, problem në këtë tender është që nuk janë përfshirë edhe punonjësit e tjerë të Ministrisë. Megjithatë ata mund të shtyjnë edhe pak kohë me karriget e vjetra, peshën e punës e mbajnë “kokat”…/ Dosja.al

Modifikuar më Premte, 06 November 2020 21:23

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...