Lavatricja e parave te droges Veliaj perdor dhe BE per “Sami Frasherin”

Saturday, 07 November 2020 10:56

 

Në fund të shtatorit, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj së bashku me dy ministra do dilnin për përurimin e nisjes së punimeve në shkollën “Sami Frashëri”, i shembur nga vetë Bashkia Tiranë. Në fakt, vetë historia e kësaj shkolle fsheh pas një skandal të madh, dhe është treguesi më i qartë se po abuzohet me fondet e rindërtimit. Veliaj do deklaronte se rindërtimi i objektit do kushtonte 4.5 milionë euro, dhe fondet do jepeshin nga Bashkimi Evropian.

“Lajmi i mirë që na erdhi nga Brukseli dhe nga kryeministri dje ishte që e gjithë shuma që u kërkua, u realizua. Shkolla “Sami Frashëri” do të jetë e para që do të përfitojë nga grantet e qeverisë të fituara në Bruksel për Bashkinë e Tiranës” do shprehej Veliaj. Por në një reagim të prezencës së BE-së në Tiranë të datës 5 nëntor, thuhet se: “Shkolla “Sami Frashëri” nuk është pjesë e programit “EU4Schools” dhe nuk do të përfitojë nga mbështetja financiare e BE-së për rimëkëmbjen nga tërmeti. Shkolla nuk është në listën e përfunduar dhe të publikuar të fazës së parë të programit

Po ashtu, nuk është parashikuar ndër institucionet arsimore që do të përfshihen në fazën e dytë. Lista për fazën e parë të programit mund të gjendet në faqen e internetit të UNDP-së, partneri ynë zbatues për programin “EU4Schools” thuhet në reagimin e BE-së në Tiranë. Por shifra prej 4.6 milionë euro duket se është e ekzagjeruar.

Në rast se i referohemi rindërtimit të shkollave në Aquila, pas tërmetit të vitit 2009 kostoja nuk shkonte më shumë se 800 mijë euro për rindërtimin e tyre, raporton Mapo.

 

Mos harrojmë se Italia është anëtare e BE-së dhe standardet e shkollave atje janë të përcaktuara. Se çfarë do i bëjë Erion Veliaj një gjimnazi, me 4.6 milionë euro, me hapësirë të kufizuar ndërtimi atë e di vetëm ai. Por me gjithë këtë shumë stratosferike, sërish gjimnazi “Sami Frashëri”, ka mbetur vetëm një shesh i zbrazët ndërtimi. Urojmë që ndërtesa të bëhet sërish shkollë, ashtu siç ishte dhe akuzat për ndërtimin e ndonjë kulle atje të jenë të pavërteta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...