Presidenti Meta: Shqipërisë asnjëherë nuk i kanë munguar burrat që i dalin për zot vatanit

Saturday, 07 November 2020 12:02

 

Presidneti Ilir Meta, nga Bylisi, shprehu një falënderim të veçantë për dijetarin Neritan Ceka, një prej arkeologëve më të njohur dhe të dashur, siç tha, njëherësh zbuluesin dhe promovuesin e Bylisit antik.

“Të parët tanë ia kanë dalë të ruajnë me shumë sakrifica këtë trashëgimi të vyer, me gjithë erërat e fuqishme të barbarëve, pushtuesve e diktatorëve që ju është dashur të përballojnë gjatë gjithë historisë, sepse Shqipërisë asnjëherë nuk i kanë munguar burrat që i dalin për zot vatanit“, shkruan kreu i shtetit në një postim në Facebook.
Postimi i plotë i Presidentit Meta

“O i huaj mos ju shmang vështrimit nga bukuria e Bylisit.”

Ky mbishkrim do të gdhendej në një prej mureve të lashtë të këtij qyteti ilir, që falë së kaluarës së lavdishme, mbart një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit historik dhe kulturor.

Falënderim të veçantë për dijetarin dhe patriotin e shquar, Profesor Neritan Cekën, një prej arkeologëve tanë më të njohur dhe të dashur, zbuluesin dhe promovuesin e Bylisit antik, si dhe për ekipin e arkeologëve të rinj, të cilët vazhdojnë traditën fisnike të shkollës sonë të arkeologjisë, si misionarë të vërtetë të ruajtjes së pasurive kombëtare monumentale.

Mirënjohje e pakufishme për kontributin e arkeologëve, historianëve e shkencëtarëve shqiptarë, mbi të gjitha për atdhedashurinë e tyre, që frymëzon në çdo kohë.
Shqiptarët, si banorë etnikë të këtyre trojeve, gjithmonë do të krenohen me këtë trashëgimi të vyer të të parëve tanë, dëshmi e qytetërimit brilant dhe e civilizimit tonë si popull.

Të parët tanë ia kanë dalë të ruajnë me shumë sakrifica këtë trashëgimi të vyer, me gjithë erërat e fuqishme të barbarëve, pushtuesve e diktatorëve që ju është dashur të përballojnë gjatë gjithë historisë, sepse Shqipërisë asnjëherë nuk i kanë munguar burrat që i dalin për zot vatanit. 🇦🇱

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...