Kryemadhi: Beteja jonë për socialistët e zhgënjyer, ja çfarë më thonë

Saturday, 07 November 2020 13:33

 

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, tha sot nga Lezha se beteja e saj në opozitë është për të gjithë socialistët e zhgënjyer. Kryemadhi tha se ka ende lidhje me socialistët e fillimeve të kësaj partie, të cilët ankohen për taksat e larta, faturat e larta të ujit dhe energjisë elektrike.

“Lidhjet e mia me socialistët e asaj kohe, që sot s’janë më të rinj, por burra e gra, vazhdojnë. Në tavolina me ta diskutojmë pa fund për problemet. Ajo që i vret sot socialistët është: Monika, kemi 4 vjet që dëgjojmë premtime, premtime e zero realizime.

Shikojmë një shesh që është shtruar para një viti, rishtrohet edhe një here, një shkollë që është ndërtuar para një viti, e shembim se gjoja është dëmtuar nga tërmeti. Nuk hapin vende pune, por po na mbyllin dhe ato pak biznese që po na mbajnë gjallë. Na shtojnë kilovat orët më shumë se sa harxhojmë, kemi fatura shumë të shtrenjta të ujit poshtë dyerve

Sot s’ka socialist që do të pranojë mashtrimet e Ed Ramës dhe Rilindjes, nuk ka socialist që s’do punë e pagë të mirëpaguar, s’ka socialistë që s’do taksa të ulëta, s'ka socialistë që s'do fëmijën e tij në shtëpi. Njerëzit janë të gjithë njëlloj para Zotit e ligjit. S’ka flamur politik që i tjetërson ato

Beteja jonë është e përbashkët me socialistët e ndershëm, me socialistët e zhgënjyer për të kthyer djemtë dhe vajzat tona në Shqipëri, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve”.

Kryemadhi tha se në 25 prill nuk është me rëndësi se cili flamur votohet, por që qytetarët “të votojnë kundër Edi Ramës”.

“Do iu çjerrim maskën Edi Ramës dhe zuzarëve të tij më 25 prill, duke i treguar se familja shqiptare është i vetmi institucion i konsoliduar, që i ka mbijetuar luftërave dhe nuk u tjetërsua asnjëherë”, u shpreh kryetarja e LSI

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...