Berisha komenton fitoren e Biden: Ja si i shikoj edhe akuzat e Trump për vjedhje votash

Saturday, 07 November 2020 19:55

 

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, zgjedhjet presidenciale në SHBA, ku sapo është shpallur fitues Joe Biden me 284 mandate elektorale.

Berisha tha se ky ishte një rezultat i pritshëm, pasi Biden printe në të gjitha poll-et me një diferencë shumë të madh ndaj kundërshtarit Donald Trump.

“Ky ishte një rezultat i pritshëm, ndonëse ka një proces ligjor për të cilin duhet të presim të jepen verdiktet përfundimtare. Joe Biden printe në të gjitha poll-et me një diferencë shumë të madhe në disa aspekte dhe faktikisht ai është rreth 4 milionë vota para presidentit në detyrë, Donald Trump. Në tërësi janë disa shtete, në të cilat rezultati është i ngushtë në mijëra apo dhjetëra mijëra vota, të cilat janë edhe objekt i një vlerësimi të mëtejshëm gjyqësor”, tha Berisha.
Si i keni para akuzat e Trump

Në tërësi e shoh si ushtrimin e të drejtës të një rivali, kandidati, pjesëmarrësi në garë, për të qartësuar cdo aspekt elektoral. Nuk jam në gjendje të gjykoj vërtetësinë apo mungesën e vërtetësisë të pretendimeve të presidentit Trump, por ajo është një e drejtë e patjetërsueshme e ushtruar në mënyrë të përsëritur nga kandidatët për zgjedhje në SHBA.

Ju vetë kë kishit kandidat?

Unë kurrë ndonjëherë nuk kam bërë publike para shpalljes përfundimtare të zgjedhjeve në SHBA, pasi kam menduar se cilido që fiton zgjedhjet duhet të bëjë më të mirën.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...