Rama dhe naftëtaret ulen nesër për dialog, Kryemadhi: I la për kokëfortësi 25 ditë në grevë urie

Diel, 08 November 2020 12:30

 

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi iu është bashkuar reagimeve në distancë në lidhje me grevën e urisë së naftëtarëve në Ballsh.

Në një takim nga njësia nr.7 në Tiranë, Kryemadhi deklaroi se Rama i la gratë naftëtarë për 25 ditë të vuajnë në grevë për kokëfortësi, dhe sot flet për dialog. Situata do të zgjidhej disi edhe nëse Rama do të ulte për 2 ditë cmimin e naftës.

 

“Në fakt fjalët e mia këtu janë të tepërta sepse mjafton të shikosh fëmijët që i shkojnë rreth e qark këtij takimi, ky është motivi ynë. Nuk kam parë ndonjë nënë apo ndonjë grua që në gjithë jetën e saj e sakrificën forcën kurajën e të ardhmen nuk e bazon tek e ardhmja e fëmijës. Me gjithë këta fëmijë që shohim është detyrim dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme për secilën nga ne si nënë dhe grua, për mua dhe Klajdën edhe si politikane, por dhe për ju në këtë takim si aktiviste politike, por pse jo të mos jeni politikane. Dëgjova Berndardën, Inën, Justinën, të treja eksperte profesionale në fushën e tyre, ësme të vërtetë vlerë për ne që ju i shtoni profesionalizmin, fuqinë forcën e LSI. Në 16 vite, LSI vazhdon te jetë parti e të rinje e të rejave, por në thelb të saj këta të rinj e të reja kanë një forcë brenda tyre, është forca e familjes, është kurajo që të jep familja dhe familja është nëna dhe babai. Nëna për ne është dora që tund djepin por dhe ajo që mban familjen fort, krijon fuqinë dashurinë dhe respektin për ne për vlerat që ne duhet t’ia bashkëngjisim familjes. Sot, ne përballemi me probleme shumë të mëdha, me çmimin e energjisë, ujit, taksë rruge, peme, gjelbërimi, ajri nuk di çfarë të them. Shqiptarëve iu janë shtuar taksa. Unë propozoj që mos themi më taksë uji, por taksë Rama, sepse pasuron çdo ditë xhepin e një individi të vetëm. Sot, gratë naftëtare thanë se po dalim nga greva se do bashkëbisedojnë me kryeministrin. Në 25 ditë ai i la gratë e Ballshit të vuanin të shkojnë nëpër spitale, duhet t’i linte këto gra vetëm për shkak të kokëfortësisë së tij 25 ditë në grevë urie. Duhet të linte familjet e naftëtarëve për 20 muaj pa paguar rroga, kur këto para mjafton vetëm dy ditë të ulte çmimin e naftës. Sot çmimi i naftës është 1600 lekë kur Shqipëria prodhon 23 mijë fuçi naftë në ditë, Maqedonia prodhon 240 fuçi nafte në ditë është 900 lekë. E pra këtë 700 lekësh në ditë ai mund ta kishte dhënë për këto familje, por arroganca dhe forca e tij për të nënshtruar shpërfillur qytetarët ka kaluar çdo mjet. E pra këtë 7 mijë leksh në ditë Rama ua merr familjeve shqiptare vetëm me naftë. Arroganca dhe forca e tij për të nënshtruar shpërfillur qytetarët ka kaluar çdo mjet.”, tha Kryemadhi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...