“Kryemashtruesi ka kërkuar vetë hetim të plotë për raportin e Dick Martyt”- Vasili i drejtohet me dy pyetje Ramës

Diel, 08 November 2020 15:44

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i drejtohet me dy pyetje kryeministrit Edi Rama në lidhje me raportin e Dick Martyt.
Ai sjell deklaratën e përfaqësuesit të PS-së, Damian Gjiknuri në Asamblenë e Këshillit të Evropës, i cili kërkonte hetim të plotë të pretendimeve për trafik organesh.

Vasili thotë gjithashtu e Rama hodhi në gjyq kryesimbolin e luftës së UÇK-së, Ramush Haradinaj dhe se u “tërhoq me turp i tmerruar nga hartat e pazarit qe kishe bërë për të ndarë Kosovën dhe qe do dilnin sheshit në atë gjyq”.

Reagimi i plote:

Dy pyetje Krye Mashtruesit anti-Kosove Edi Rama!

Meqenese KryeMashtrues paske merakun e Dik Martit, atehere boll u sperdrodhe, por ktheji pergjigje Pyetjes:

Pse e ke mbeshtetur ti totalisht raportin e Dik Martit ne Strasburg permes si anëtarit tend te delegacionit Gjiknurit, i cili ka thene:

“Kështu që, i kërkoj Asamblesë të mbështesë amendimet e propozuara nga delegacioni shqiptar, që kërkojnë një HETIM TE PLOTE TE ÇËSHTJES dhe që të mënjanohet deklarimi paraprak fajtor të një organizate politike për arsyen e vetme se ajo luftoi për çlirimin e një populli të shtypur.”

Kryemashtrues është kerkuar shume qartë nga ti:..“HETIM TE PLOTE TE CESHTJES” dhe kundërshtimi ishte per plotesime periferike.

KryeMashtrues ke kerkuar vete me shkrim “Hetim te Plote”, ja ke kaluar edhe Dik Martit vete.

Faktet ulerasin, KryeMashtrues e ke mbeshtetur Dik Martin ne Strasburg, permes Gjiknurit tend, kete nuk e leviz topi

KryMashtrues LSI nuk ka pasur asnje perfaqesues ne Strasburg dhe kete nuk e ndryshon dot asnje mashtrim i yti.

KryeMashtrues kush te urdheroi te padisesh ne Gjykate simbolin e luftes se se UÇK Ramush Haradinaj?

Pse u terhoqe si legen nga padia ndaj Ramushit apo te tmerruan hartat e pazarit qe kishe bere per te ndare Kosoven dhe qe do dilnin sheshit ne ate gjyq.

Se çfare ke bere dhe ben ti per te shitur Kosoven e di gjithe Kosova dhe Kosovaret nga i pari tek me i fundit.

Ndaj mos e zer Kosoven dhe UÇK më me goje, se u ben pis emrin te dyjave kur dalin nga goja jote.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...