Meta kthen ligjin për Metrologjinë: SPAK të hetojë nismën e qeverisë

Hënë, 09 November 2020 10:24

Presidenti Meta ka kthyer për rishqyrtin në Kuvend ligjin për Metrologjinë që Kuvendi e ka miratuar me shumicë votash më 15 tetor.

"Si President i Republuikës, i bëj thirrje Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të nisë menjëherë hetimet për të verifikuar se si është ndërmarrë dhe shqyrtuar nisma nga qeveria dhe cilat kanë qenë arsyet reale dhe autorët që e kanë shtyrë Kuvendin e Shqipërisë të pranojë këtë gjendje të rëndë, duke vendosur përpara përgjegjësisë të gjithë ata që kanë ndihmuar, lehtësuar dhe kanë bërë të mundur që kjo nismë të shohë dritën e miratimit në Kuvend," thekson presidenti.

"Përmes këtij ligji shteti heq dorë nga një shërbim tërësisht publik. Jo vetëm që heq dorë nga përgjegjësia e tij publike, por kufizon çdo mundësi kontrolli dhe të subjekteve private që do të jenë përfitues të ushtrimit të këtij funksioni me karakter publik".

'Ky akt synon të ligjërojë një skemën për qëllime klienteliste, dhënien me koncesion te një subjekt privat, në mënyrë të pakontrolluar të shërbimit shtetëror, dhe pa negociuar asnjë interes shtetëror.

Shmang konkurrencën e lirë. Dëmton interesin publik. Cenon interesat e shtetasve dhe të konsumatorit. Cenon financiat publike. Krijon shteg për abuzim me të drejtat e konsumatorit në tërësi. Prodhon kosto shtesë për një shërbim që duhet të kryhej nga shteti," argumenton Meta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...