Jakup Krasniqi: Kjo është maskaradë e Beogradit, unë jam shqiptar

Hënë, 09 November 2020 12:01

Një fjalim shumë patriotik, mes emocioneve, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi tha se detyrat e tij kanë qenë publike, ndërsa ai i ka dhënë zë luftës së UÇK-së.

Nga gjykata Speciale në Hagë, Krasniqi tha se është e padrejtë që ai ndodhet në bankën e të akuzuarve dhe se tani duhet të ishte me familjen e tij në Kosovë. Mes të tjerash Krasniqi tha se nuk do të kishte dashur që të merrte avokat, pasi nuk e ndjente nevojën për të pasur një të tillë, por ka qenë insistim i familjes dhe e miqve të tij.

 

 

“Unë fillimisht kam menduar që mos të marrë avokat mbrojtës. Dhe këtë nuk e kam marrë me vullnetin tim dhe as me bindjen time se më duhet avokat, Por ishte dëshira e familjes dhe e shokëve që të kem avokat. Dhe e pranova. Por përndryshe jam i bindur se nuk më duhet avokati. Nuk mbaj asnjë përgjegjësi të vetme me këtë që akuzohem as të veprimit dhe as të mosveprimit. Detyra ime ka qenë publike. Kryesorja ka qenë zëdhënës i UÇK-së. Unë kam pasur detyra edhe pas lufte, kam qenë ministër, dy mandate kryetar Kuvendi. Detyra që më ka fjetur më shumë në shpirt, ka qenë ajo e zëdhënësit të UÇK, gjithçka që kam bërë ka qenë publike. Jo vetëm në gjuhën shqipe, edhe në gjuhën gjermane, frënge. Unë kam qenë zëdhënës. I kam dhënë zë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kishim të drejtë të luftonim për liri dhe natyrisht mes asaj të drejtës e fituam dhe mbushjen e ndërkombëtare, pa të cilën s’do të mund ta çlironim Kosovën. Jam i vetëdijshme për këtë. Veprat për të cilat pretendon aktakuza, nuk qëndron asnjëra. Në muajt në vitet në vazhdim. Do të ofrojë faktet konkrete. Nëse dikur pretendon se kam folur kundër dhomave të specializuar, e shoh të mirë ta them se; në 2011…..

 

E ndërpret gjykatësi….
Këtu gjendem pa të drejtë. Është bërë padrejtësi e madhe. Sikur një faj ta kisha, do të ndihesha i turpëruar. Ndaj reagimi im është me këtë; jam pa të drejtë. Duhet të jem në vendin tim, me familjen time. S’mbaj asnjë përgjegjësi, nuk ndjej asnjë përgjegjësi të vetme. Padrejtësia ndaj meje është tepër e madhe.

Modifikuar më Hënë, 09 November 2020 12:20

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...